BallinaAktualitetGjyqtarja Rilinda Selimi shkarkohet nga detyra

Gjyqtarja Rilinda Selimi shkarkohet nga detyra

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shkarkuar nga detyra të mërkurën gjyqtaren në Gjykatën Administrative të Apelit Rilinda Selimi

Gjyqtarja kishte pretenduar në KPA se ankimi i Komisionerit Publik nuk qëndronte, ndërsa këmbënguli në ligjshmërinë e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit.

Selimi kundërshtoi në mbrojtjen e saj kërkesën e Komisionerit Publik për të rihetuar pasurinë e saj, kundërshtoi konsiderimin si person të lidhur të vjehrrit, ndonëse tha se ishte sjellë prova për të dokumentuar ligjshmërinë e pasurisë së tij.

Ajo e cilësoi të pabazuar ankimin e bërë në kriterin e figurës. Duke iu referuar shkarkimit të bashkëshortit dhe pretendimit të Komisionerit për hetim në këtë aspekt, Selimi tha ndër të tjera se: “mes konfirmimit dhe familjes, zgjedh familjen”, raporton BIRN.

Selimi po ashtu kundërshtoi edhe pretendimet e Komisionerit në kriterin e profesionalizmit, pasi shtoi se nuk kishte qenë në asnjë rast në konflikt interesi dhe këmbënguli se padia ndaj një kompanie ajrore kishte qenë e drejtë e saj.

Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit, u konfirmua në detyrë në 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici. Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, rekomandoi menjëherë apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sipërfaqësisht disa prej problemeve të gjyqtares që preknin të tre kriteret e rivlerësimit.

Komisioneri Publik bazuar në këtë rekomandim ankimoi çështjen dhe kërkon po ashtu rihetim të Selimit në të tri kriteret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular