BallinaKronike"Në Velipojë është korrur njëherë"/ Gazetari i njohur nxjerr detajin "bombë": Në...

“Në Velipojë është korrur njëherë”/ Gazetari i njohur nxjerr detajin “bombë”: Në Shkodër po…

Gazetari Eni Ferhati ka folur pasditen e sotme në media mbi përfshirjen e efektivëve të policisë në trafikun e drogës.

Duke iu referuar operacionit “Shpirti”, ku dy ish-gardistët Agustin Deda dhe Hekuran Marku njëherësh truproja të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ishin përfshirë në një organizatë kriminale, Ferhati thanë se kemi të bëjmë me një problem të mbartur në kohë që po sjell shumë viktima.

“Pasojat e kanabizimit të vendit do ti vuajmë për shumë vite. Janë konflikte të mbartura për çështje parash, vjedhje kanabisi e të tjera. Por sot në Itali është arrestuar një ish-efektiv i policisë kufitare me një sasi droge.

Nuk jemi në kufijtë e një rasti të izoluar, Policia jonë ka individë që shkelin detyrën dhe besimin që i jepet. Ata janë llumi i policisë së shteti që duhen ndjekur penalisht. Sot që flasim duket se ka një tendencë për t’i goditur këto punonjës. Në Velipojë u ndaluan për shpërdorim detyre 4 oficerë policie dhe ky duhet të jetë shembulli.

Në Shkodër është konstatuar se po mbillet një bimë 3 mujore dhe në Velipojë se është korrur njëherë. Trafikantët tani kanë zgjedhur të përdorin një bimë që bëhet në kohën më të shkurtët dhe kanë llogaritur dhe kohën kur ngrihet avioni i Guardia di Finanzas”, tha Ferhati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular