BallinaKryesore"PD dhe protestat!", Bujar Leskaj: Sot është koha për veprim, për një...

“PD dhe protestat!”, Bujar Leskaj: Sot është koha për veprim, për një aksion politik. Çfarë presin të zgjedhurit e rinj dhe deputetët

Nga Bujar Leskaj

Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, rritje galopante e çmimeve, braktisje masive e Shqipërisë! Një sekt në pushtet që vetëm vjedh djersën, pasurinë, të ardhmen e shqiptarëve, që bëhet zëdhënës i Beogradit e i Vuçiç e luan me të ardhmen europiane të Shqipërisë me “Open Balkan”. Kundër një sekti që keqqeveris, pa përgjegjshmëri, transparencë e llogaridhënie, janë vetëm disa nga arsyet se përse shqiptarët duhet të ngrihen në protesta.

🔴 Një nga drejtuesit e rinj të PD hodhi idenë e rifillimit të protestave, të cilat i kërkojnë qytetarët në muajin shtator!
Por përse duhet të humbasim kohë? Përse protestat duhen shtyrë për në vjeshtë? E njëjta gjendje do të jetë, e njëjta varfëri, e njëjta krizë, ndoshta edhe më keq se ç’është tani… Qytetarët janë të gatshëm qysh sot!
📌 Ndodhën procese shumë të rëndësishme e radikale këta muaj në Partinë Demokratike, në jetën e saj të brendshme, në mënyrën e organizimit e të funksionimit.
Kryesia e re e PDSH u zgjodh, u zgjodh Këshilli Kombëtar, nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm, sekretarët funksionalë…
Organizimi në bazë i partisë është shumë i rëndësishëm!
Çfarë presin të zgjedhurit e rinj dhe deputetët për të zbritur në bazë, të takohen me strukturat, me demokratët e thjeshtë, të forcojnë strukturat, të shmangen mbledhjet formale në seksione e grupseksione dhe të preket fryma e ndryshimit?
Foltoret e zhvilluara gjatë gjithë këtyre muajve ishin të nevojshme, por jo të mjaftueshme për t’u organizuar PD. Këtu duhet të fillonte një analizë e thellë për shkaqet që çuan në humbjen e 25 prillit 2021. Dhe një analizë e tillë do të dëshmonte për masakrën zgjedhore të sektit Rama që vodhi e deformoi vullnetin e lirë të shqiptarëve, por do të ndihmonte edhe në organizimin e partisë.
❗ Shumë të mira janë tryezat e debatit me grupet e ndryshme të interesit me tematika të ndryshme që po organizon kryetari i PD, Sali Berisha, por drejtuesit e tjerë të PD nuk duhet të mjaftohen vetëm me to.
❗ Sot është koha për veprim, për një aksion politik të Partisë Demokratike, për kauzat që janë të demokratëve e të shqiptarëve dhe të luftojmë për to. PD duhet të përdorë të gjitha mjetet e metodat e ligjshme politike, të cilat do të kenë kryefjalë mendimin politik dhe aksionin politik – protestat popullore kundër sektit Rama.
❗ Mosveprimi nuk është zgjidhja. Shtyrja për…, më pas, nuk është zgjidhje. Nuk ka fitore magjike dhe të lehta. Duhet kurajo, gjakftohtësi, guxim dhe aksion qytetar që të fitojmë për e me qytetarët e demokratët!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular