BallinaAktualitetVideo/ Gara e supermakinave përfundon keq, shkatërrohet Ferrari me vlerë 2.5 milionë...

Video/ Gara e supermakinave përfundon keq, shkatërrohet Ferrari me vlerë 2.5 milionë dollarë

Pjesa e përparme e një makine klasike Ferrari F40 u shkatërrua të dielën në një përplasje të shtrenjtë me barrierat anësore, gjatë një grumbullimi super-makinash në malet e Zvicrës me rastin e 75 vjetorit të Ferrarit.

Fatmirësisht shoferi dhe një spektatore femër e ulur pranë vendit të aksidentit nuk u lënduan kur makina doli jashtë kontrolli në garën e tatëpjetë ‘2022 Kerenzerbergrennen’. Përplasja e kushtueshme iu akreditua “kohës së aktivizimit të turbos” që është diferenca mes kohës së shkeljes së pedalit të gazit dhe momentit kur makina merr përshpejtimin e fuqishëm nga shtytja e motorit.

Video të pasojave të përplasjes tregonin makinën klasike të viteve 1990 që ecte bashkë me modele të tjera të ngjashme para përplasjes, teksa më vonë ngrihej me vinç në karrocerinë e mjetit të shërbimit. Në një tjetër video makina shihet duke ecur me shpejtësi në rrugën malore me kthesa pak para përplasjes

F40-ta fatkeqe ishte mes disa super-makinave në kodrat e Kerenzerbergrennen në kantonin lindor Glarus. Megjithse eventi përshkruhet si një “garë” në realitet është një muzeum udhëtues, siç thotë dhe pronari i eventit Peter Rufibach

“Rreth 15 pronarë privatë Ferrari kërkonin të merrnin pjesë në garën me 12 kthesa për përvjetorin e 75-të të Ferrari. Gara bëhet me makinat në resht pas njerëz tjetrës, në një distancë sigurie nga njëra-tjetra. F40 ka motor të dyfishtë 2.9-litra V8 që arrin deri në 471 kuaj/fuqi.

Por teknologjia turbo e viteve 1990 ka një distancë mes dhënies së komandës dhe ekzekutimit të përshpejtimit nga makina, që sjell shtytjen e papritur e mudn të shkaktojë probleme nëse nuk llogaritet siç duhet. Ferrari ka prodhuar 1,315 modele F40 nga viti 1987 deri në 1992.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular