BallinaKronikeE RËNDË/ Makina përplas biçikletën, vdes në vend një grua

E RËNDË/ Makina përplas biçikletën, vdes në vend një grua

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mësohet nga informacionet e para se një person ka humbur jetën ndërsa po udhëtonte me biçiklete dhe është përplasur nga një automjet. Theksohet nga burimet se viktima ishte një grua, identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.

Aksi Shkodër-Koplik mbetet një nga akset më problematike në Shqipëri dhe shkak është errësira në këtë rrugë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular