BallinaAktualitetGjyqi i pazakontë në SPAK me 240 dëshmitarë, në fshatin Kozare, banorët...

Gjyqi i pazakontë në SPAK me 240 dëshmitarë, në fshatin Kozare, banorët në mbrojtje të fermerit: I ka siguruar të ardhurat me punë

Siç edhe u bë publike në media, banorët e fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës kanë përfunduar në gjyq në SPAK. 240 fermerët e këtij fshati janë thirrur si “dëshmitarë” në një proces gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, proces që po kryhet ndaj një banori të fshatit, i cilësuar si subjekt i OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).

Mësohet se SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurisë se Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”. Bektash Shtëpënja ka plotësuar formularin e OFL-së, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna, me të cilën punon prej vitit 1991, si dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

Banorët e fshatit Kozare janë shprehur se Bektash Shtëpënja ka siguruar autokombajnën menjëherë pas shkatërrimit të kooperativave bujqësore dhe prej më shumë se 30-vjetësh ai punon arat e fshatit Kozare dhe më gjerë. Banorët e intervistuar, disa prej të cilëve edhe dëshmitarë në gjyqin ndaj Bektashit, shprehen se bashkëfshatari i tyre i ka siguruar të ardhurat me punë dhe jo me aktivitete të pista.

Ata shprehen se Bektashi ka vite që punon bashkë me djalin dhe se nuk jeton në shtëpinë që ka ndërtuar me djalin e dënuar, i cili ka shtëpi më vete. Banorët shprehen se pagesën për korrjen e të mbjellave Bektashit ja jepnin gjithmonë në dorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular