BallinaOP EDInxhinieri Biomjekësor Ermand Mertenika: Njihuni me pajisjet diagnostikuese te Fizio-terapeutikes

Inxhinieri Biomjekësor Ermand Mertenika: Njihuni me pajisjet diagnostikuese te Fizio-terapeutikes

Ermand Mertenika / inxhinier Biomjekesor.

Terapia fizike (PT), e njohur gjithashtu si fizioterapi, është një nga profesionet aleate shëndetësore e cila ndihmon ne teknika manuale dhe pajisje te cilat ndikojne ne permiresimin e levizjes se pacienteve duke trajtuar kryesisht promblemet te cilet lidhen me patologjite muskolo-skeletare. Kto terapi ofrohen nga terapistë fizikë që promovojnë, ruajnë ose rivendosin shëndetin përmes ekzaminimit fizik, diagnostikimit, prognozës, edukimit të pacientit, ndërhyrjes fizike, rehabilitimit, parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të shëndetit. Terapistët fizikë njihen si fizioterapistë në shumë vende. Terapia fizike ofrohet si trajtim i kujdesit parësor ose në lidhje me shërbime të tjera mjekësore. Fizioterapia kategorizohet në dy aspekte: Aplikimi manual dhe aplikim me anë të pajisjeve mjekësore të fizioterapeutikës. Fizioterapia manuale konsiston në aspektin profesional të mjekut fizioterapeut i cili përdor kryesisht duart apo mënyra të tjera manuale për të trajtuar problemet e ndryshme të muskujve , artikulacioneve dhe shtyllës vertebrale. Fizioterapia me anë të teknologjisë konsiston në diagnostikim më të thelluar të sëmundjeve më akute. Pajisjet e Fizioterapise: Teknologjia me valë goditëse (ShockWave): Pajisjet Shockwave konsistojnë në aplikimin e valëve akustike të krijuara nga gjeneratori i valëve të aparaturës të cilët shkaktojnë efekte biologjike që çojnë në shërimin dhe rigjenerimin më të shpejtë dhe afatgjatë të indeve. Terapia me valë shoku (SWT) mbulon një gamë të gjerë indikacionesh dhe ka një efektivitet mjaft të lartë në trajtim. Teknologjia me shockwave aplikohet në dy mënyra, në valë goditëse radiale dhe në valë goditese të fokusuara. Terapia me Radiofrekuence të Targetuar Terapia (Tecar) me radiofrekuence të targetuar është një sistem e cila transferon energjinë kapacitive dhe/ose rezistive që vepron brënda intervalit të radiofrekuencës së valëve të gjata në trajtimin e patologjisë muskulo-artikulare akute dhe kronike tek pacientët dhe sportistët. Terapia (Tecar) karakterizohet nga transferimi i energjisë brenda indeve duke përdorur një elektrodë kapacitore të mbuluar nga një izolant dhe një përcjellës elektrodë rezistente, duke ndjekur mekanizmin e një kondensuesi. Pajisja e përdorur përbëhet nga një gjenerator që shpërndan sinjale në një frekuencë prej 0,5 MHz me një fuqi maksimale prej 350 watts ne pergjithesi seancat e aplikimit fillojne me trajtim rezistent me një elektrodë të pozicionuar në zonën që do të trajtohej për 10 minuta (5 minuta për patologjinë muskulare), pasuar nga 10 minuta të tjera (15 minuta për patologjinë muskulare) me një elektrodë kapacitore të aplikuar. Terapia me ultrasound Terapia fizike me ultratinguj është një profil i ultratingullit e cila krahas ultrazërit diagnostikues ne imazheri, përdoret dhe në fizioterapi për të zbuluar dhe trajtuar probleme të ndryshme muskulo-skeletore që mund të keni duke përfshirë dhimbjen, dëmtimin e indeve dhe spazmat e muskulare. Elektroterapia Elektroterapia në fizioterapi është përdorimi i energjisë elektrike dhe magnetike si trajtim mjekësor për kondicionet dhe sëmundjet muskolo-skeletore, trajtimin e dhimbjeve të shpinës dhe qafës, probleme me shpatullat dhe semundjet kronike të ndryshme. Me anë të rrymave elektrike bëhet e mundur stimulimi i sistemit neuronik dhe atij muskulor. Në kategorinë e këtyre pajisjeve perfshihen trajtimet me rrymë elektrike duke aplikuar elektrodat dhe gjithashtu me sistem elektrodash magnetike. Terapite e kombinuara Terapitë e kombinuara konsistojnë në aplikimin e Elektroterapisë, Terapisë me Ultrasound Terapisë me Lazer dhe terapisë me elektroda vakumi në varësi të patologjive të ndryshme të pacientëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular