BallinaBotaLufta/ Boris Johnson: Rusia mund të thyhet, po i shterojnë burimet. S’ka...

Lufta/ Boris Johnson: Rusia mund të thyhet, po i shterojnë burimet. S’ka më fuqi

Inteligjenca britanike parashikon se vrulli i Rusisë në luftën e saj në Ukrainë pritet të ngadalësohet gjatë muajve të ardhshëm

Sipas kryeministrit britanik Boris Johnson, shërbimi i inteligjencës britanike beson se Rusia do të arrijë në një pikë që nuk mund të vijojë të ecë dot përpara sepse do t’i shterojnë të gjitha burimet  e saj.

“Shërbimi ynë i inteligjencës së mbrojtjes beson, se në muajt e ardhshëm, Rusia mund të arrijë në një pikë në të cilën nuk mund të bëjë më përpara sepse i janë ezauruar burimet e saj.  Atëherë ne duhet të ndihmojmë ukrainasit që të ndryshojnë dinamikën. Unë do të argumentoj për këtë në samitin e Grupit të Shtatë (në Gjermani në fundjavë)”, theksoi Johnson.

Kur u pyet se si do të dukej një fitore për Ukrainën apo dështim për Putinin, Johnson u përgjigj: “Që të paktën të rifitojmë status quo-në që ishte atje përpara 24 shkurtit dhe që trupat e saj (të Rusisë) të zmbrapsen nga zonat që ata pushtuan”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments