E reja e zhgënjyer u strehua në krahët e nënës së saj e cila, në vend që ta ngushëllonte dhe ta ftonte të punonte për vetëvlerësimin e saj, nisi të kërcënonte çiftin e ri me përndjekje dhe ofendime në mediat sociale.

“Nuk do të gjej paqen derisa vajza ime të shpërblehet për gjithë dhimbjen që i keni shkaktuar. Ju të dy duhet të jeni të kujdesshëm. Nuk do të ndalem derisa t’iu shoh që të dy të vuani dy herë më shumë. Herët a vonë do t’ju duhet të kaloni ndërsa unë jam duke lëvizur me makinë. Mbajeni mend!”, shkruante gruaja në rrjetet sociale.

Mesazhet e urrejtjes do të vazhdonin për muaj të tërë kur gruaja postonte një foto të një arme në Facebook me një koment: “Nëse duhet ta përdor për të mbrojtur jetën time dhe të njerëzve të mi të dashur, e bëj pa probleme”.

Vajza e kërcënuar pretendon gjithashtu se është përndjekur disa herë nga 50-vjeçarja, e cila dyshohet se ka shkuar në qytetin e Brianzës ku ajo jeton për të kërkuar informacione për të.

Më pas vajza e kërcënuar pohoi se duhej t’i drejtohej terapisë psikologjike, për shkak të frikës së vazhdueshme që ndjente për sigurinë e saj dhe çrregullimeve të të ngrënit si pasojë e kësaj situate.

Më pas ajo iu drejtua karabinierëve të Lissone-s, duke i bashkangjitur mesazhet, dëshmitë e të dashurit dhe miqve të tjerë, madje edhe videon e një ndjekjeje me makinë. Një palë civile është paraqitur më pas në gjykimin për veprat e përndjekjes duke kërkuar dëmshpërblim prej 40 mijë eurosh, ndërsa Prokurori kërkoi8 muaj burg.

“Nëna veproi për ndjenjën e mbrojtjes ndaj vajzës së saj – përfundoi prokurori – por e gjithë energjia u kanalizua duke përndjekur rivalen e saj, jo mbi vetëvlerësimin e vajzës së saj”.