BallinaKultureHalil Teodori boton në SHBA librin “Aleksandri i Madh”, autori: Eshtë shqiptar!

Halil Teodori boton në SHBA librin “Aleksandri i Madh”, autori: Eshtë shqiptar!

Këto ditë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, autori i njohur shqiptar me originë nga Dibra, shkrimtari Halil Teodori ka nxjerr nga botimi librin e tij më të ri për lexuesin shqiptare dhe jo vetëm “Aleksandri i Madh”. Ndryshe nga herët e tjera më këtë botim Teodori  vjen “provokues” për lexuesin, pasi konkluzioni që ai nxjerr është se “Aleksandri i Madh” është shqiptar. Për të dal në një konstatim të tillë Halil Teodori sjell fakte si dhe bën një analizë fine të tyre me llogjikë të shëndoshë duke mos rënë në pasionin e shkrimtarit, por as atdhetarit në këtë rast, porse ai ka bindjen e tij në gjithçka ka shkruar në këtë libër se prejardhja e Aleksandrit të Madh është shqiptare. Për më tej lexuesit duhet të ketë në duar këtë botim për të lexuar faktet e rënditura mësë miri nga z.Teodori, libër që mund ta gjeni ne SHBA dhe së shpejti do të botohet edhe në Shqipëri. Halil Teodori është një emër i njohur në Shqipëri pasi veçse një autor i disa librave ka qenë aktiv në politikë në vitet ’90 duke dhënë më të mirën nga vetja. Zoti Teodori ka mbaruar universitetin Bujqësor, Tiranë. Acaunting (dipllomuar) në Sh.B.A. Studime Pasuniversitare. Master në shkenca.(Financë) BOTIME: “Vëgimet e moshës”, poezi, ” Dritë nga Errësira”, roman, “Gjurmët”, publiçistikë, Sabri Caka”, krahu i shqipes në flamur”, roman monagrafik, “ Dashuria Dhemb”, poezi. “Të gjithë qiejt shkëlqejnë në sytë e dashurisë”, poezi. Si dhe botimi i sapo dal në treg Aleksandri i Madh” roman monografi.

SHËNIM I AUTORIT

Sa herë kridhemi në prehrin e momenteve të së shkuarës, na ndërmendet pak nga pak, gjithçka që na takon, sepse është e jona dhe që na ka mbetur pas. Në një mënyrë apo në një tjetër, direkt ose tërthorazi, jemi të lidhur me kujtime të këtij dimensioni kohor, por që mban emrin e shkuar. Është pikërisht ajo e shkuara dhe kujtimet që na mbajnë gjallë, me tundimin që zgjohet hera-herës brenda nesh, si një detyrim, si një obligim dhe si një amanet, që nuk e tret as dheu.

Historishkruesit dhe rrëfimtarët bashkëkohorë, qofshin ata historianë të lashtësisë, janë përpjekur për ta mohuar, origjinën shqiptare dhe rolin e heroit të Perandorisë Ilire, Aleksandrit të Madh. Një proverb thotë:

“Kur historia mohohet, ajo është e destinuar të përsëritet”.

Megjithëse janë shkruar shumë libra për luftën që bëri Aleksandri i Madh me mbretin e Persisë, e cila ka qenë një nga aktet kulmore të historisë, që tronditi gjithë botën në antikitet, janë zhdukur, dhe ata që kanë mbetur u janë tjetërsuar të gjitha të dhënat e dokumentuara. Një tjetërsim dashakeqës i është bërë historisë, dhe jo vetëm, për kombin shqiptar por edhe për gjithë botën nga antitekti deri më sot.

Historia ka treguar se disa individë lindin të veçantë, ata kanë aftësi që të bëjnë të mundur ndryshimin e historisë. I tillë ishte edhe Aleksandri, një udhëheqës i madh me influencë në popull dhe së bashku me babain e tij Filipin, kanë bërë ndryshim rrënjësor në kursin e historisë botërore.

Në më pak se dy shekuj ata ishin në gjendje të bënin bashkimin e mbretërve të Ilirisë në një federatë e emëruar,

The United Kingdom of Iliria.

Ata krijuan një udhëheqje solide dhe një forcë ushtarake që nuk ishte parë ndonjëherë në histori. Mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh, idealet për të cilat ai luftoi, luajtën një rol të madh në përhapjen e gjuhës së shkruar shqipe, kulturën dhe civilizimin Ilir, e cila fatkeqësisht sot, nuk e ka këtë forcë dominuse. Aleksandri i Madh mbetet edhe sot e kësaj dite, i famshëm.  E them këtë sepse, vetëm në një kohë moderne dhe me një mekanizëm të madh mundësish, mundesh të avancosh me aq forca që ai dispononte.

Mbretëria Ilire me qendër në Ilirid u bë fuqia supreme gjatë periudhës që sundoi mbreti Filip II, (359-336) p.e.s. Çdo gjë e përgatitur prej tij, ishte një surprizë e jashtëzakonshme në formimin dhe konsolidimin e një ushtrie dhe e zhdërvjelltësisë politike në antikitetin e largët.

Shumë libra janë shkruar për njerëzit e famshëm të historisë, heronj legjendarë që i kanë vënë kohës emrin e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me figurën e famshme historike, të mbretit ilir, Aleksandri i Madh. Nga lashtësia e largët vijnë shumë libra biografikë për Aleksandrin e Madh.

Historianët kanë shkruar, sipas këndvështrimit të tyre. Të gjithë mendojnë se biografia e tij ishte unike dhe secili mendonte se i kishte tejkaluar të gjitha veprat e autorve të mëparshëm mbi jetën e Aleksandrit. Unë nuk pretendoj një gjë të tillë për librin tim, se mund të them diçka shterruese. Por mendoj se për këtë figurë madhështore edhe unë kam diçka për të thënë.

Unë dua ta vlerësoj nga një këndvështrim i veçantë, historinë e Aleksandrit të Madh, duke e ngritur në vendin që i takon. Ka qindra studime në dispozicion që përmendin dhe tjetërsojnë shumë aspekte të jetës së Aleksandrit, së bashku me disa biografi akademike gjithëpërfshirëse të shtypura që krijojnë përfytyrime të gabuara si në detaje dhe në argumente.

Lind pyetja:

– Përse vendosa të shkruaj një libër për Aleksandrin?. Përgjigja ime për këtë është pjesërisht egoiste. Unë jam dardan dhe si shumë historianë të tjerë, jam i rritur i magjepsur nga ky personalitet i madh. Edhe Homeri, Enea që formëzoi Romën, Aleksandri i Madh, Kostandini i Madh, Skënderbeu, Nënë Tereza, … ishin dardanë. Për këtë arsye, nuk munda t’i rezistoja dëshirës dhe pasionit, për t’u zhytur në burimet e lashta dhe moderne të jetës së tij, dhe për ta imagjinuar atë, duke vrapuar me kalin e tij Bucephalas nëpër fushat e Iliridës ose duke kaluar shkretëtirat dhe malet e Iranit, Indisë dhe Afganistanit. Ajo që është më e rëndësishmja, doja të shkruaja një biografi të Aleksandrit, që është para së gjithash, një histori reale e jetuar, një histori e monitoruar hap pas hapi.

Kam shpresë që kjo ese e gjatë, të jetë e vlefshme dhe tërheqëse për ata që e duan historinë, dhe që duan të kenë njohuri të plota mbi jetën, luftërat dhe udhëheqjen e Aleksandrit. Unë nuk jam historian, por jam një studiues i rregullt, jo vetëm i historisë, por edhe i shumë fushave të tjera të përafërta. Gjatë kohës që studioja në Neë York, shkolla ku mora dije ofronte edhe lëndën e historisë. Kjo më shtyu që të gërmoj nëpër arkiva. Duke qenë një nga anëtarët e rregullt të bibliotekës së Neë Yorkut, m’u dha mundësia të shfrytëzojë mjaft materiale arkivore. Kështu që, duke shkruar për Aleksandrin e Madh, kam vendosur ta pasuroj dhe ta pastroj figurën e këtij udhëheqësi me famë botërore, nga fallsifikimet e historisë, duke e vendosur Atë, në gjerdanin e artë të burrave të shquar të Ilirisë që bënë historinë e botës së sotme.

Unë i kam lënë përkthimet e Adrian Goldsëorthy, Valerio Massimo, Peter Green,  Frank L.Holt, kryesisht të pandryshuara, përveç që kam korrigjuar gabime ose lëshime aty ku i kam gjetur, kam hequr mospërputhjet dhe herë pas here e kam sjellë  shkrimin më pranë formulimit të vetë Plutarkut si dhe nga studimet që kam bërë lidhur me historinë e lashtësisë  pothujse në të gjitha ato vende ku luftoi Aleksandri i Madh. Unë gjithashtu kam ndryshuar paraqitjen e citateve: citimet e vargjeve të shkurtëra tani shënohen thjesht me shkronja të pjerrëta, në vend që të futen në rreshta të veçantë. Kjo komunikon më mirë ndjesinë e origjinalit, aty ku janë citime të tilla integruar në sintaksën e prozës së Plutarkut. Ndryshimi tjetër i qëndrueshëm që kam bërë ka të bëjë me lidhjet midis episodeve. Përkthimi i Valerio Massimo kishte një tendencë për të futur në fillim të episodeve, ose paragrafëve të rinj, shënjues të kohës, të tilla si “gjegj”, “dergjej” ose “kallim”, dialekt i trevës dardane ku ato nuk shfaqeshin në greqishten e Plutarkut; rezultati ishte manipulues dhe i jepte një sens të rremë  progresionit kronologjik. Në raste të tilla jam përpjekur të jap një interpretim që pasqyron më mirë logjikën e origjinalit të Plutarkut.

Veprat e Plutarkut, të gjitha të shkruara në Greqisht, ndahen tradicionalisht në dy kategori: Moralia dhe Jetët. Morali  do të thotë fjalë për fjalë “vepra etike”, por në fakt ky titull, i cili nuk duket se është i veti,  i Plutarkut, është mjaft mashtrues.

Arritja tjetër e madhe letrare e Plutarkut ishin biografitë e tij. Së pari u shkrua një seri e Jetëve të Cezarëve. Fatkeqësisht, vetëm dy jetët e shkurtëra të perandorëve Galba dhe Otho mbijetojnë.

Kjo seri i parapriu jetëve më të njohura latine të Suetonius nga Cezarët nga një brez dhe është për të ardhur keq që ajo ka humbur.

Plutarku gjithashtu shkroi disa Jetë  të pavarura, të tilla si ajo e Mbretit Persian Artakserksit II, e cila është përfshirë në këtë vëllim. Por vepra e tij më e famshme dhe me ndikim është Jeta Paralele, që vlen për të dëshiruar si jo e vërtetë, një seri e biografive të çiftëzuara të burrështetasve  ”grekë” dhe romakë dhe pikërisht nga ai koleksion, janë tërhequr të gjitha biografitë e tjera të përkthyera dhe që gjenden me shumicë nëpër biblotekat e botës.Vetë Plutarku na tregon diçka për qëllimet e punës së tij dhe shqetësimet e kryesore në prologët që prezantojnë shumë çifte jetësh.

Ndoshta më i famshëm është prologu i Jetës së Aleksandrit dhe Cezarit. Pasi përmendi dy temat e librit (“Aleksandri, mbreti dhe… Julius Caesar, pushtuesi i Pompey”), Plutarku paralajmëron lexuesit e tij që të mos presin rrëfim historik në shkallë të gjerë. Bëmat e Aleksandrit dhe Cezarit nuk do të rrëfehen me hollësi.

Unë jam duke shkruar Jetën jo historinë, dhe e vërteta është se shfrytëzimet më të shkëlqyera shpesh nuk na tregojnë asgjë nga virtytet apo veset e burrave që i kanë kryer ato, ndërsa nga ana tjetër një vërejtje rastësore ose një shaka mund të zbulojë shumë më tepër karakteri i njeriut, sesa betejat ku mijëra vdesin, vendosjet e mëdha të trupave ose rrethimet e qyteteve. Kur një piktor vendos të krijojë një ngjashmëri, ai mbështetet mbi të gjitha në fytyrë dhe shprehje të syve, dhe u kushton pak vëmendje pjesëve të tjera të trupit. Në të njëjtën mënyrë është detyra ime të ndalem në ato detaje të cilat ndriçojnë veprimet e shpirtit dhe t’i përdorë këto për të krijuar një portret të jetës së secilit, duke u lënë të tjerëve shfrytëzimet dhe betejat e tyre të mëdha.

Qëllimi im nuk është të japë një mbulim të plotë ose të qëndrueshëm të një periudhe të veçantë historike, por për ne është shumë e rëndësishme të  përqendrohemi në temën e tij biografike për t’i dhënë një  material të tillë, si sfond, që lexuesit mund t’i duhet për ta kuptuar atë. Asgjë nga të gjitha këto që kam shkruar, nuk janë të mijat. Çdo  gjë është marrë nga historianët antikë, studiuar me kujdes dhe vendosur në vendin ku duhet.

Përkushtimi im ka një qëllim në këtë histori, duke u mbështetur në historian antik, të mund të përshkruaj sado pak jetën e Aleksandrit të Madh, Perandori Ilir, që pushtoi botën antike.

Po kontriboj për ta kthyer Aleksandrin e Madh, mbretin e Perndorisë Ilire, në vendin që i takon. Por njëkohësisht, në qoftë se diçka do mbetet pa thënë, kërkoj mirëkuptim nga lexuesit e mi. Unë jam duke shkruar për jetën e tij, kur e vërteta është se dokumentet që pretendohen se janë të shkëlqyera, shpesh nuk na tregojnë asgjë nga virtytet apo veset e personaliteteve, ndërsa nga ana tjetër ndodh që një moment rastësor, mund të zbulojë shumë më tepër për karakterin e tij, sesa betejat ku vdiqën mijëra, gjatë ç’vendosjeve të mëdha të trupave ose rrethimeve të qyteteve.

Nuk mendoj se të gjitha do të thuhen për Aleksandrin e Madh, por mendoj të ndalem në ato detaje të cilat ndriçojnë jetën e tij, për të krijuar një portret të jetës dhe veprës së tij, dhe kjo është mbi të gjitha detyrim, duke mos ua lënë të tjerëve shfrytëzimet dhe manipulimin e historisë së heroit tonë të madh pellazgo-ilir.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular