BallinaAktualitetVIDEO/Mbarojnë studimet në Kolegjin West London, nxënësit  e ”djegin” në festë me...

VIDEO/Mbarojnë studimet në Kolegjin West London, nxënësit  e ”djegin” në festë me valle shqiptare me lidere Nazmie Nancy Hoxha

Shqiptarët janë protagonistë kudo që shkojnë me shembujt e tyre pozitiv, ku jo vetëm kur shkëlqejnë me aftësitë individuale, por veçmas, përpiqen dhe të shfaqin prejardhjen e tyre si krenari për ta. Tek disa është dhe me e theksuar kur rriten nga prindër atdhetarë të cilët ushqejnë tek fëmijët dashurinë për atdheun prej kur lindin pavarësisht ku punojnë dhe jetojnë. Rasti ishte këto ditë në Londër ku me rastin e përfundimit të studime 10-vjeçare në Kolegjin West London, nxënësja shqiptare Nazmie Nancy Hoxha me iniciativën e saj do të kulmonte festimet me muzikë shqiptare duke e ndezur atmosferën dukshëm siç shihet dhe në pamjet që kanë mbëritur në redaksinë e startnews.al. Siç dëgjohet valle kosovare, janë me dhjetra të rinjtë të kombësive të ndryshme që nën drejtimin e lideres  Nazmie Nancy Hoxha janë duke kërcyer për Shqipërinë dhe gëzuar mbarimin e viteve të shkollës! Nazmia është vajza e Zenel Hoxhës, një profesionist shqiptar me origjinë nga Zall-Dardha e Dibrës, një prej themeluesve të së parës forcë opozitare antikomuniste në Shqipëri, Partisë Demokratike si dhe njëkohësisht ai është Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike duke qenë një urë lidhese jo vetëm për bizneset mes dy vendeve, por dhe popujve si dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptare në Britani të Madhe

“Bravo bija! Atdhetarja më e shquar e gjeneratës tuaj! Jam i lumtur dhe shumë krenar me bijën!”-është komenti që Zeneli lë tek rrjeti social FB i të bijës teksa ka postuar videon nga festimet. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe; dardha nën dardhë bie, dhe ky është rasti që Nazmia të evidentoj tek vetja ato vlera që mbart të trashguara dhe ushqyer dhe prej famijes dhe prindërve të saj. Ndonëse një nxënëse në auditor, Nazmie Nancy Hoxha ka debatuar shkencërisht shpeshherë me mësuesit, dhe kolegët e saj si dhe nxënës nga Serbia, Greqia, duke i argumentuar atyre për padrejtësitë historike, me pasoja gllabërimin e trojeve shqiptare, duke fituar me argumentin e saj.


“Kur ishte 6 vjeç e mora me vete dhe vizitoj Çamërinë. Kur ndalova në Parga e disa zona të tjera atje, mua mu mbushën syte me lot, Nazmia erdhi afër dhe po më shikonte, pas pak me pyeti: – “babi pse qan ti?” Unë ju përgjigja: -Shih sa i bukur është ky vend, i cili është Shqipëri. Ajo mu afrua dhe më përkëdheli duke më thenë: “Babi mos qaj, unë të premtoj se Çamërinë do ta bashkoj unë me Shqipërinë”. Që nga ajo ditë kanë kaluar 10 vjet, e unë i them (sa herë që ajo ndonjë herë harrohet pas lojrave), bija duhet të punosh shumë për të mbajtur premtimin, ajo pergjigjet: “ Babi çdo gjë është nën kontroll”- rrëfen Zenel Hoxha për startnews.al.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular