BallinaKryesoreVIDEO/Politikani i njohur shpalos flamurin turk para Parlamentit të Greqisë: Mitsotakis hiq...

VIDEO/Politikani i njohur shpalos flamurin turk para Parlamentit të Greqisë: Mitsotakis hiq dorë nga armët, le të bëjmë paqe!

Në kohën kur marrëdhëniet greko-turke kanë hyrë në një krizë të re, plot tension dhe deklarata të forta nga Mitsotakis dhe Erdogan, një gjest i paprecedentë është bërë nga një politikan turk

Në atë që mediat greke e cilësojnë si provokim, kryetari i TDP (Partia Turke për Ndryshim), Mustafa Sarigul i ka shkuar “në shtëpi” kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Sarigul ka udhëtuar drejt Athinës dhe me një flamur turk në dorë është shfaqur para Parlamentit të Greqisë, në sheshi  Sintagma.

Prej aty ai i ka kërkuar kreut të qeverisë greke që të mos kërkojë ndihmë nga SHBA.

 

“Për momentin jam në Greqi. Mos kërkoni ndihmë nga Amerika. Kërkoni miqësi nga Turqia. Mitsotakis, hiq dorë nga armët. Ejani në paqe, ne jemi këtu”, tha Mustafa Sarigiul në videon që postoi në rrjetet sociale, teksa shpalosi flamurin turk.

Ndërkohë, në një artikull të Yeni Safak, ku komentohet tensioni mes Greqisë dhe Turqisë, cilësohet si “interesante” lëvizja e kreut të TDP-së për të hapur flamurin turk para Parlamentit grek.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular