BallinaKryesore50 kuksianë të helmuar/Flamur Hoxha: Jam pranë të lënduarve. E habitshme mosreagimi...

50 kuksianë të helmuar/Flamur Hoxha: Jam pranë të lënduarve. E habitshme mosreagimi i autoritetit të Shëndetit Publik

Deputeti dhe drejtuesi politik i PD Qarku Kukes Flamur Hoxha ka reaguar sa i perket situates ne Kukes te banoreve te helmuar. “Unë si deputet kam ndjeke me shqetësim e trishtim këtë ngjarje dhe jam pranë çdo të sëmuri pranë çdo të lënduari dhe lutem te shërohen sa më pare” -shkruan z.Hoxha.

Reagimi i Flamur Hoxhes
Banorët e Rrafshes se Lumes të shtruar në spital në Kukës apo që marrin ndihmë në spital janë realitet i prekshëm nga të gjithë dhe nuk ka vlerë ta pohojë apo mohojë askush.
Nder shkaqet mbetet uji i pijshëm i ndotur por mjekët i caktojnë këto shkaqe.
Fjalët dhe akuzat tona nuk shërojnë askënd në këtë rast, nuk u shërbejnë të sëmurëve por na shërbejnë ne për politikë.
Unë si deputet kam ndjeke me shqetësim e trishtim këtë ngjarje dhe jam pranë çdo të sëmuri pranë çdo të lënduari dhe lutem te shërohen sa më pare.
E habitshme mbetet vonesa e reagimit te autoritetit të Shendetit Publik dhe heshtja mediatike për këtë ngjarje me pasoje shendetin e mbi 50 banoreve kuksianë.
Në pritje të qartësimit, kthjellimit e stabilizimit të situatës lutemi për shërim te shpejte e kthim në normalitetin e dëshiruar.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular