BallinaOP EDAnaliza/ Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

Analiza/ Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

Nga Andreas Kluth

Bloomberg

Hapi i radhës në konfliktin midis Perëndimit dhe presidentit rus Vladimir Putin, supozohej të ishte bojkoti evropian ndaj qymyrit, naftës dhe gazit rus. Por në vend të kësaj, mund të kemi një embargo gazi nga Putini ndaj Evropës. Në thelb është e njëjta gjë.

Vendet e Bashkimit Evropian, duhet të pranojnë atë që disa prej tyre – sidomos veçanërisht Gjermania dhe Austria – e kanë mohuar prej vitesh. Në sytë e një despoti të pamoralshëm siç është Vladimir Putin, gjithçka është një armë lufte.

Këtu përfshihen armët bërthamore dhe ato kimike, por edhe gruri, fushata e dezinformimit, dhe jo më pak energjia. Për 2 dekada, Putini ka bërë të pamundurën për t’i bërë sa më të varura nga hidrokarburet siberiane vendet evropiane, me synim dobësimin e Perëndimit.

Dhe tani ai po i shfrytëzon ato dobësi. Që nga muaji prill, Kremlini ka ndërprerë furnizimin me gazin rus të një sërë vendesh të Bashkimit Evropian, të cilat Putin i konsideron si armiqësore. E nisi me Poloninë dhe Bullgarinë, dhe më pas vazhdoi me Finlandën, Holandën dhe Danimarkën.

Tani ai po ndërpret edhe gazin që kalon përmes “Nord Stream”, një gazsjellës që lidh Rusinë me Gjermaninë. Nga ky vendim preken edhe përfituesit në rrjedhën e poshtme të kësaj linje si Italia.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, me seli në Paris, po paralajmëron se Putin mund ta ndërpresë plotësisht furnizimin e Evropës me gaz brenda disa muajsh. Ai ndoshta do ta bëjë këtë vetëm sepse ka mundësi. Në 100 ditët e para të luftës, Rusia ka arritur të shesë një sasi të madhe lëndësh djegëse fosile, pavarësisht sanksioneve.

Një nga arsyet është se vendet jo-perëndimore si Kina dhe India po i zëvendësojnë vendet e BE-së si blerëse. Një arsye tjetër, është se rritja e çmimeve të energjisë po kompenson vëllimet e reduktuara në Evropë. Siç e ka tashmë zakon, Vladimir Putin e fsheh agresionin e tij nëpërmjet nënshtrimit.

Ndonjëherë ai fajëson për ndërprerjen e furnizimit vetë blerësit – si për shembull për  moskryerjen e pagesës në rubla siç këmbëngul prej disa muajsh Moska, edhe pse kjo nuk është e përcaktuar në kontrata – apo për probleme “teknike”.

Ndërprerjet e furnizimit nga “Nord Stream” dyshohet se kanë të bëjnë me elementët që mungojnë. Kryeministri italian, Mario Draghi, i ka quajtur “gënjeshtra” justifikimet e palës ruse. Objektivi i Putinit është më se i qartë. Ai synon të detyrojë vende si Gjermania që të boshatisin rezervat e tyre në depozitat e mëdha, në mënyrë që ato të mbushen vetëm pjesërisht kur të arrijë sezoni i ftohtë në vjeshtë dhe dimër.

Putin fërkon duart nga rritja e çmimeve që po shkaktojnë këto mungesa, të cilat po dëmtojnë konsumatorët perëndimorë, duke shkaktuar tensione social, të cilat mund të testojnë vendosmërinë e BE-së në mbështetje të Ukrainës.

Ai do të ishte veçanërisht i emocionuar, nëse bllokada e tij energjetike do ta sjellë mbylljen si një pjesë të industrisë evropiane. Dhe kjo mund të ndodhë. Disa kompani industriale gjermane, në sektorë nga kimikatet tek çeliku dhe qelqi, kanë paralajmëruar se mund të detyrohen ta frenojnë prodhimin nëse energjia bëhet më e shtrenjtë apo më e rrallë.

Austria, Holanda, Suedia dhe Danimarka, kanë aktivizuar tashmë planet e emergjencës. Gjermania kaloi këtë javë nga faza e parë (“paralajmërimi i hershëm”) në të dytën (“alarmi”). Në fazën e tretë (“emergjenca”), qeveria do të marrë plotësisht nën kontroll shpërndarjen e gazit natyror në vend. Gjermania dhe pjesë të tjera të Evropës, po shkojnë drejt racionimit, që është në fakt ekonomia e luftës.

Austria është detyruar të rivendosë në punë një termocentral të vjetër me qymyr (lëndë djegëse shumë më ndotëse se sa gazi). Edhe Gjermania ka rivënë në punë termocentralet e saj të qymyrit. Ky është një zhvillim i trishtë, për një vend që kishte planifikuar të largohej krejtësisht nga energjia e prodhuar nga qymyri.

Dhe është shumë e rëndë sidomos për të Gjelbrit, të cilët drejtojnë ministrinë e energjisë dhe tregtisë, dhe që janë të detyruar ta zbatojnë këtë politikë. Gjendja e vështirë e Gjermanisë, përbën një goditje ndaj gabimeve të grumbulluara ndër dekada.

Jo vetëm qeveritë e njëpasnjëshme në këtë vend – përfshirë 4 partitë kryesore në periudha të ndryshme – e kanë bërë veten në mënyrë naive të varura nga gazi rus. Por ato u distancua me shpejtësi nga prodhimi i energjisë bërthamore. Tre termocentralet e fundit bërthamore janë planifikuar të fiken në dhjetor.

Në fakt, qeveritë e mëparshme gjermane dolën vullnetare për t’u bërë peng i energjisë së Vladimir Putinit. Kjo e bën edhe më të zhurmshëm debatin në vend mbi këtë çështje. Partitë e qendrës së djathtë në opozitë dhe qeveri, duan vazhdimin e funksionimit të 3 centraleve bërthamore të mbetura.

Socialdemokratët dhe të Gjelbrit e qendrës së majtë – për të cilët kundërshtimi ndaj energjisë bërthamore ka qenë emblematik ndër breza – po rezistojnë ende. Debate të tilla janë një provë se realiteti nuk është kuptuar ende plotësisht. Psikiatrja e ndjerë Elisabeth KueblerRoss, besonte se njerëzit duhet të kalojnë nëpër 5 faza të pikëllimit: mohimi, zemërimi, kompromisi, depresioni dhe pranimi.

Gjermanët duket se janë mbërthyer ende në katër të parat. Pasi pranimi do të thotë të përgatitesh që tani për luftën ekonomike kundër Putinit që do të ndodhë më tej. Do të thotë të blesh lëndët djegëse fosile nga vendet e tjera, të nxjerrësh gazin nga territori yt, dhe të  importosh me anije më shumë gaz në formë të lëngshme.

Po ashtu do të thotë të kesh në përdorim më shumë termocentrale bërthamore, turbina me erë dhe gjithçka tjetër. Por mbi të gjitha, pranimi i situatës do të thotë reduktim të konsumit. Të gjithë evropianët duhet të pushojnë së sjelluri si gjinkalla në fabulën e Ezopit, e cila e kaloi verën duke kënduar dhe kërcyer, por më pas nuk kishte asgjë për të ngrënë kur erdhi dimri.

Përkundrazi, ato duhet të sillen si milingonat në atë fabulë: të duruar dhe kursimtarë. Evropiano-perëndimorë kanë qenë deri më tani me fat, që nuk janë përfshirë në një luftë me armë zjarri si ukrainasit. Por janë ata tashmë, luftëtarë në luftën ekonomike kundër Putinit. Është koha e sakrificave./Bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular