BallinaKryesoreArrestimet në kupolën e Policisë/Alibeaj: Elbasani kontrollohet nga bandat, efektivët bashkëpunëtorë të...

Arrestimet në kupolën e Policisë/Alibeaj: Elbasani kontrollohet nga bandat, efektivët bashkëpunëtorë të tyre. PS bleu votat me ta

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se arrestimet në kupolën e Policisë së Shtetit në Elbasan vijnë si pasojë e lidhjes së tyre me bandat dhe për më tepër kanë ndikuar në blerjen e votave nga ana e Partisë Socialiste si dhe kanë intimiduar votuesit në zgjedhjet e vitit të kaluar të 25 prillit.

Sipas Alibeajt, arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit tregon përfshirjen e shtetit dhe policisë në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

Postimi i plotë:

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 Prill 2021.

Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, demonstron edhe njëherë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve. E gjitha kjo  me me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj.

Zbardhja e plotë e çështjes dhe shkaqeve të saj i shërben interesit publik dhe dhënies së drejtësisë. Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale që kryenin krime zgjedhore ka patur dhe ka prapavijë politike.

Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit; arsyet se pse Policia e Shtetit edhe pse në vendngjarje, me kërkesë të Partisë Demokratike, nuk veproi ndaj anëtarëve të Bandës që erdhën menjëherë pas saj; kush ishin të gjithë personat e përfshirë për llogari të Partisë Socialiste në atë ngjarje; pse u detyrua Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i çështjes të gënjenin publikisht para zgjedhjeve dhe më pas të pranonin se trafikanti i drogës Mehmet Greca, pjesë e shtabit politik të Taulant Ballës po blinte vota; kush i detyroi dhe cila ishte arsyeja qe dy zëvendësdrejtorët e Policisë në qarkun Elbasan dhanë dëshmi të rremë?

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit prokurorinë për një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë. Përzierja e krimit me politikën dhe angazhimi i grupeve kriminale në zgjedhje nga Partia Socialiste, janë jo vetëm krim, por një njollë turpi për nje vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular