BallinaKronikeE rëndë në Dibër/ Po lahej në lumë, 15-vjeçari mbytet pasi e...

E rëndë në Dibër/ Po lahej në lumë, 15-vjeçari mbytet pasi e merr rryma

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi është mbytur duke u larë në lumë.

Mësohet se adoleshenti ka qenë duke u larë në lumin Drin i zi, në fshatin Potgorcë, Maqellarë dhe e ka marrë rrjedha e ujit, duke i shkaktuar dhe mbytjen.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë,  shtetasi A.L., rreth 15 vjeç,  duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular