BallinaKronike“Është futur në det dhe nuk po del”/ 29-vjeçarja denoncon zhdukjen e...

“Është futur në det dhe nuk po del”/ 29-vjeçarja denoncon zhdukjen e turistit polak në Sarandë

Një turiste polake ka denoncuar në polici, se turisti tjetër 74-vjeçar është futur në det dhe nuk ka dalë. Ngjarja ka ndodhur në plazhet e Ksamilit në Sarandë, ndërsa sipas policisë denoncimi është bërë nga një 29-vjeçare.

Ajo ka deklaruar se i moshuari është futur në dete dhe ende nuk ka dalë, ndërsa policia nga ana e saj ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular