BallinaBota“Hap vendimtar”- Joe Biden përshëndet memorandumin trepalësh të NATO-s mes Finlandës, Suedisë...

“Hap vendimtar”- Joe Biden përshëndet memorandumin trepalësh të NATO-s mes Finlandës, Suedisë dhe Turqisë: Aleanca jonë do të forcohet dhe…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përgëzoi Finlandën, Suedinë dhe Turqinë për arritjen e një marrëveshjeje e cila do t’i hapë rrugën vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

Turqia fillimisht kishte kundërshtuar që dy vendet të bëheshin pjesë e aleancës, për shkak të shqetësimeve kundër terrorizmit.

“Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh – një hap vendimtar drejt një ftese të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë, e cila do të forcojë aleancën tonë dhe do të forcojë sigurinë tonë kolektive – dhe një mënyrë e shkëlqyer për të filluar samtin”, shkroi Biden në Twitter.

I lumtur me marrëveshjen u shpreh edhe kryeministri britanik Boris Johnson.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular