BallinaAktualitet“Lulet ishin makijazh”/ Artan Hoxha: U çuditëm sesi Agim Kajmaku u bë...

“Lulet ishin makijazh”/ Artan Hoxha: U çuditëm sesi Agim Kajmaku u bë kryebashkiak…

I ftuar në një emision televiziv gazetari Artan Hoxha tha se e gjithë çudia qëndron se si Agim Kajmaku u bë kryebashkiak dhe jo që u kap me 20 kilogramë kokainë në Itali.

Artan Hoxha: O Ylli ne u çuditëm që Agim Kajmakun e kapën me 20 kilogramë kokainë në Itali. Kjo s’ka asgjë për çudi. Kajmaku nga andej erdhi, çudia ishte si u bë kryebashkiak, jo që merrej me zanatin e vet. Ai nga ajo fushë erdhi, u kap në zanatin e tij. Lulet ishin makijazh.

Hoxha tha se zbulimi i shtëpive të kanabisit deri më sot është bërë përmes faturave të energjisë elektrike. Sa më e lartë të ishte në proporcion me personat që jetonin në shtëpi, aq më shumë dyshohej që një apartament mund të ishte kthyer në laborator droge. Kjo, pasi llambat e përdorura deri më tani kishin një konsum të lartë energji, por gjërat pritet të ndryshojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular