BallinaPolitikeDeputeti i PD Lefter Gështenja, takim ne Universitetin e Tiranes me grupet...

Deputeti i PD Lefter Gështenja, takim ne Universitetin e Tiranes me grupet e interesit inxhinieret e fushave te ndryshme: Po kapet sektori i Ndërtimit me ligj

Deputeti i PD Lefter Gështenja, takim ne Universitetin e Tiranes me grupet e interesit inxhinieret e fushave te ndryshme: Po kapet sektori i Ndërtimit me ligj

Në sallën e konferencave pranë Universitetit Politeknik të Tiranës bashkë me një përfaqësi inxhinierësh deputeti demokrat Lefter Gështenja, zhvilloi një takim me inxhinier të fushave të ndryshme për të diskutuar lidhur me projekt ligjin “Për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve”.

Lefter Gështenja: Miratimi i ketij  projekt ligji i jep mundësinë entit të “Urdherit Profesional te Inxhinierve”  te kape nje nder sektoret me te rendesishem te ekonomise se vendit sektorin e ndertimit!
Do të krijojë situate monopolizuese dhe favorizueze ne treg për disa individë apo kompani dhe diskriminuese për disa të tjerët  pra do të prishë balancat në treg.
Do të krijojë një klimë profesionale të pabazuar në meritokraci por të justifikuar nën petkun e aprovimit të urdhërit te inxhinierit
UPI do te vendos se kush duhet te jete inxhinier e kush Jo  cka do te thote qe do te zhvleresoje diplomat e ing te rinj dhe te vjeter, Diplomat behen te pavlera, kthehen ne certifikata per te gjithe ata qe kane perfunduar apo presin te perfundojne studimet e larta!
Nuk mund te ushtrosh profesionin e inxhinieret nese nuk rregjistrohesh te UPI, qe te rregjistrohesh duhet te japesh Provimin e Shtetit, duhet te paguash kuoten vjetore, eshte takstaive : Kush nuk antaresohet te Urdheri Profesional i inxhiniereve nuk ka te drejte te firmose apo te punoje si inxhinier,as ne shtet e as ne privat.
Brenda nje viti do te dalin  te pavleshme te gjitha licensat egzistuese, me pas sipas nje rregulloreje  do te behet vleresimi dhe klasifikimi  nga UPI per kualifikimet apo eksperincen qe ka cdo inxhinier.
Do te kete kaos ne te gjitha kompanite e ndertimit, projektimit mbikqyrjes dhe kolaudimit, si per proceset tenderuese ashtu edhe per mardheniet kontraktuale, pasi kerkohen ndryshime radikale ne legjislacion..
Ky Projekt Ligj lë shteg për abuzim, po tentohet te ndiqet i njejti model si per monopolizimin e licensave te eficenses se energjise.
Krijon centralizim, klientelizem profesional, korrupsion dhe papërgjegjshmëri profesionale,
Cenon  autonominë profesionale të individit.
Ky projekt ligj, përbën konflikt të pastër interesi sepse lejon “drejtuesit e UPI të përfshihet në projekte madhore, ekspertiza etj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular