BallinaKronikeEMRAT/Tjetërsuan godinën duke e legalizuar si hotel. Ja kush janë 7 zyrtarët...

EMRAT/Tjetërsuan godinën duke e legalizuar si hotel. Ja kush janë 7 zyrtarët e Kadastrës që u pezulluan

7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës u pezulluan nga detyra ditën e sotme, nën akuzë për shpërdorim detyre.

Mësohet se  Gjykata e Tiranës vendosi masën Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ për: Brisieda Baraj, Abisa Caka, Drilon Lleshi, Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi, Genc Tufi dhe Elsa Sherja.

Dyshohet se këta persona kanë tjetërsuar një godinë qendër të Tiranës, afër Gjykatës së Lartë, në një kohë që ai ka qenë ndërtim ekzistues dhe e kanë legalizuar si hotel.

Nga ana tjetër, për dy persona të tjerë, Elvis Turtulli dhe Endri Turtulli rëndon vepra penale ‘‘Mashtrimi‘‘ kryer në bashkëpunim dhe u vendos masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. pasi kanë qenë bashkëpunëtorë në tjetërsimi ne godinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular