BallinaAktualitetKukësi shkëlqeu në provimet e maturës, Hasimja: Futet kryebashkiaku dhe deputeti me...

Kukësi shkëlqeu në provimet e maturës, Hasimja: Futet kryebashkiaku dhe deputeti me fletë në dorë, “mi nxirrni 10!”

Në rezultatet e Maturës Shtetërore, Kukësi doli 8.5 notën mesaatre në rang qarku. Shkëlqyen maturantët apo u kopjua haptazi?

Pedagogu Ermal Hasimja i ftuar në “Ora e Betit” në Rtv Ora flet për ndërhyrje të njerëzve të veshur me pushtet.

Hasimja: Kanë 5-6 shkolla në Shqipëri publike që çuditërisht dalin shumë, asnjë nga ne si ka dëgjuar. Në provimet e tjera dalin për ibret, në Matematikë me mesatare 9. Ka dhe shkolla artistike që dalin shkëlqyer në Matematikë, shkenca. Kopjojnë. Administrimi i maturës, e kam ngritur zërin, jam anëtar i Komitetit të Maturës Shtetërore. Erdhi një pikë që jam dorëzuar. Vullneti për ta administruar ekziston por të menaxhosh 30 mijë maturantë në cepa të ndryshëm të Shqipërisë në kushtet kur nuk kontrollon dot mësuesit që ke, kur të vjen kryetari i bashkisë dhe deputeti i zonës, futet me kopje në dorë dhe thotë mi nxirrni me të gjitha 10, është shumë e vështirë.

Fatmir Vejsiu: Kukësi dhe Kavaja.

Hasimja: Janë 4-5 gjimnaze që mbushin Mjekësinë dhe ngelen në vit të parë. Ka presion të vazhdueshëm të shoqërisë për të marrë sa më shumë 10 dhe sa më kollaj. Sot po të bëhen provimet e maturës me administrim të mirë dhe me teza korrekte jo si matematika por si biologjia gjysma e maturantëve ngelen në klasë. Deri para 10 vitesh ngelnin në Francë 40%. Shqiptarët duan të bëjnë hile për të marrë Mjekësinë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular