BallinaAktualitetLefter Geshtenja: Dje mbështeta publikisht inxhinierët dhe profesionistë kundër projekt-ligjit për të...

Lefter Geshtenja: Dje mbështeta publikisht inxhinierët dhe profesionistë kundër projekt-ligjit për të kontrolluar profesionin dhe kapur sektorin e ndertimit

Dje mbështeta publikisht inxhinierët dhe profesionistë kundër projekt-ligjit të qeverisë për të kontrolluar profesionin dhe kapur një ndër sektorët me më peshë të ekonomisë siç është ai i ndërtimit.

📌 “Projektligji për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve” do monopolizojë tregun, do krijojë mundësi për pak individë dhe kompani duke prishur balancat dhe konkurencën e ndershme.

📌 Do të krijojë një klimë profesionale jo të bazuar në meritokraci por të justifikuar nën petkun e aprovimit të urdhërit te inxhinierit.

📌 UPI do të vendosë se kush duhet të jetë inxhinier e kush jo, çka do të thotë zhvlerësim të diplomave universitare, për të rinjtë dhe të vjetërit.

📌 Nuk mund të ushtrosh profesionin e inxhinjerit nëse nuk rregjistrohesh te UPI.

Vendoset provim shteti dhe taksë shtesë.
📌 Kush nuk anëtarësohet në Urdhërin e ri nuk mund të ushtrojë profesionin as në shtet e as në privat.

📌 Brenda një viti do të dalin të pavleshme të gjitha liçensat egzistuese, më pas sipas një rregulloreje do të bëhet vlerësimi dhe klasifikimi nga UPI për kualifikimet apo eksperiencën që ka çdo inxhinier. Do të ketë kaos në të gjitha kompanitë e ndërtimit, projektimit, mbikqyrjes dhe kolaudimit, si për proceset tenderuese ashtu edhe për marrëdhëniet kontraktuale, pasi kërkohen ndryshime radikale në legjislacion.

📌 Ky projektligj lë shteg për abuzim. Po tentohet të ndiqet i njëjti model si për monopolizimin e licensave të Eficensës së Energjisë.

Krijon centralizim, klientelizëm profesional, korrupsion dhe papërgjegjshmëri profesionale.

📌 Cënon rëndë autonominë profesionale të individit dhe përbën konflikt të pastër interesi sepse lejon drejtuesit e UPI të përfshihet në projekte madhore kombëtare e ndërkomtare.

Këto fakte kanë bashkuar profesionistët dhe inxhinjerët për të mos lejuar që ky projektligj tërësisht klientelist të miratohet.

Është koha për të sensibilizuar çdo inxhinier dhe kompani konsulence apo ndërtimi, ështe koha pët të vepruar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular