BallinaKronikeThërret policinë nga frika e hajdutëve por zbulon gruan në shtrat me...

Thërret policinë nga frika e hajdutëve por zbulon gruan në shtrat me të dashurin, i cili ikën (lakuriq) nga dritarja

Një histori e pabesueshme, e cila e parë nga jashtë mund të  shkaktojë të qeshura por që protagonistit të incidentit sigurisht që nuk i ka lënë shije të mirë.

Ai thërret karabinierët, nga frika se në shtëpinë e tij kishin hyrë hajdutë, duke përfituar nga mungesa e momentit, dhe në vend të kësaj gjen gruan në shtrat me të dashurin e saj.

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Ceccano, në provincën e Frosinone.

Një natë më parë një punëtor u thirr për punë urgjente. Pasi la djalin me gjyshërit në Ripi, po në provincën e Frosinones, gruaja i tha se do të dilte edhe ajo.

Papritur disa fqinjë i telefonuan burrit, duke i thënë se panë dikë që hynte fshehurazi në shtëpinë e tij.

Nga frika se mund të ishin hajdutë, punëtori pa i thënë asgjë gruas së tij nga frika se mos e trembte,  dha alarmin te karabinierët.

Kur policia dhe pronari shkuan në vendngjarje, në vend që të gjenin kriminelë, në katin e sipërm të shtëpisë gjetën gruan e punëtorit dhe një burrë nga Ladispoli.

Ky i fundit, tërësisht i zhveshur, ka tentuar të arratiset nga dritarja, duke u hedhur poshtë.

Mesa duket të dy ishin takuar në rrjetet sociale dhe lidhja klandestine ka vazhduar mes njërit udhëtim dhe tjetrit nga Ladispoli në Ceccano.

Ka pasur momente tensioni të madh pas kësaj ngjarje dhe marrëdhënia mes bashkëshortëve, siç kuptohet, duket se është prishur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular