BallinaAktualitetE padëgjuar/Kryebashkiaku martohet me një krokodil, e vesh me vello dhe e...

E padëgjuar/Kryebashkiaku martohet me një krokodil, e vesh me vello dhe e puth në “buzë” (VIDEO)

Një kryebashkiak meksikan është martuar me një krokodil që kishte veshur një fustan nusërie.

Kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Hugo Sosa, u martua me krokodilin si pjesë e një rituali të vjetër indigjen për të sjellë bollëk në fshatin në Meksikën jugperëndimore.

Zvarraniku shtatë vjeçar, i referuar si Princesha e Vogël, besohet të jetë një hyjni që përfaqëson Nënën Tokë dhe martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.

Një ceremoni tradicionale shoqëroi dasmën e pazakontë ku nuk kishin si të mungonin edhe rite të tjera indigjene. Goja e krokodilit të vogël u lidh për të shmangur kafshimin e padëshiruar pasi kryetari e puthi atë disa herë gjatë gjithë ceremonisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular