BallinaKronikeHumbi jetën para 5 ditësh dhe u raportua si aksident, policia zbardh...

Humbi jetën para 5 ditësh dhe u raportua si aksident, policia zbardh VDEKJEN e 60-vjeçarit në Dibër

Vdekja e 60 vjeçarit me iniciale N. B., në Dibër u raportua si aksidentale, por pas një hetimi të thelluar u zbulua se viktima kishte humbur jetën pasi u rrëzua me kokë në tokë pas një konflikti me një person.

Ditën e ngjarjes së rëndë, më 26 qershor, personat dëshmitar raportuan se viktima ishte pasagjer në një makinë dhe teksa po zbriste nga mjeti është rrëzuar duke dëmtuar kokën. Ai u transportua tek Trauma në Tiranë por nuk arriti të mbijetonte.

Por policia zbuloi se pranë lokalit të shtetasit L. K., në Peshkopi pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale O. T. ka shtyrë viktimën, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda.

Si pasojë e plagëve të marra 60-vjeçari humbi jetën në spital, dy ditë më vonë, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

“Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë”, informon policia.

Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Autori i dyshuar i plagosjes me pasojë vdekjen e 60-vjeçarit është ndaluar nga blutë e Dibrës, ndërsa 3 dëshmitarët e ngjarjes u proceduan penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë

Dibër

U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 26.06.2022, në Peshkopi, ku mbeti i lënduar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital.

Ndalohet autori i dyshuar i plagosjes me pasojë vdekjen e 60-vjeçarit.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur në datën 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit:

O. T., 53 vjeç, banues në fshatin Shimçan, Dibër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. T. ka shtyrë shtetasin N. B., i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ne perditesim…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular