BallinaKryesore"Me banorët më të varfër", Flamur Hoxha: Rajoni i Kukësit i jep...

“Me banorët më të varfër”, Flamur Hoxha: Rajoni i Kukësit i jep Shqipërisë më shumë se sa i japin gjithë rajonet e tjera

Nga Flamur Hoxha

E nderuar drejtuese seancës.
Të nderuar kolege deputetë.
Më duhet të flas sot nga foltorja e parlamentit per nje situatë të pazakontë dhe shqetësuese për shëndetin dhe jetën e banorëve te Kukësit e fshatrave rreth tij.
Prej disa ditësh ne urgjencën e spitalit rajonal në Kukës janë paraqitur me simpoma si ato të helmimit me qindra banorë për ndihmë mjekësore, mes tyre shume fëmijë.
Sipas personelit mjekësor të spitalit ndër shkaqet kryesore mbetet ndotja e ujit te pijshëm .
Ne fakt fjalët dhe akuzat tona nuk sherojne askënd , nuk u shërbejnë te sëmurëve por na sherbejne në politike.
Shqetësuese mbetet heshtja mediatike dhe e habitshme vonesa e reagimit të autoriteteve të Shëndetit publik per këtë situate te rënduar që rrezikon jetën e qindrave qytetarëve.
Me lind natyrshëm një pyetje për autoritetet e shtetit dhe median e lirë.
A do reagonit nese do ndodhte e njëjta situatë me te gjithe deputetet në ketë parlament??
A do flisnin mediat e lira ??
I lutem qeverisë t’u japë leje mediave të saj shtetërore e private të flasin për këtë skandal.
Te flasin ne fakt edhe për të vetmin reagim zyrtar epik të pushtetit te emeruar lokal që tha se …uji i pijshem është ngatërruar, është përzier me ujin e ndotur … dhe policia shtetit me ana te nje deklerate ka shpallur ne kerkim ujin e ndotur bashke me ndotësit dhe shkaktarët.
Dua te falenderoj pa masë personelin dhe stafin mjekesor te Kukesit per gadishmerine, perkushtimin dhe sakrificat ne cdo sekonde te dites ndaj pacienteve dhe banoreve te qarkut Kukes!
Të dashur banore te qarkut Kukes!
Ne perfundim deshiroj qe kjo situate te kaloje dhe te mos vijoje te perseritet e te rrezikoje shendetin dhe jeten e secilit.
Sepse eshte e tepert qe Kukesi ta vuaje edhe kete gje kur dihet se ka mjaft te vuaje.
Te vuaje ate qe e shqeteson cdo banor te Kukesit, Hasit dhe Tropojes qe mbetet me dakada varferia dhe jeta e veshtire ekonomike, pamundesia per ta perballuar nga cmimet e larta qe rriten cdo dite, ne pamundesi punesimi me te ardhura vetem nga ndihma ekonomike, ne qarkun me te ardhura me te ulta per fryme ku cdo zone po shpopullohet cdo dite dhe e vetmja shprese mbetet braktisja dhe emigrimi masiv.
Banoret e qarkut te Kukesit dita dites po mesohen me shume te ndjehen të braktisur nga kjo qeveri që I trajton si qytetare te dores se dyte.
Ua merr pasurite, pa shperblim.
Rajoni i Kukesit i jep Shqiperise me shume se sa i japin gjithe rajonet e tjera dhe si shperblim merr gishtin tregues duke i etiketuar si banore te varfer.
Ndaj ata dita dites po mesohen te ndjehen te huaj per kete qeveri, po mesohen te mos e ndjejne te tyren kete qeveri,
po mesohen te jene pa qeveri
dhe po mesohen t’i mbijetojne perbuzjes qeveritare.
Faleminderit.
30 qershor 2022

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular