BallinaPolitikeSkenari i protestës së 7 korrikut? Berisha "mban sekrete": Jo të gjitha...

Skenari i protestës së 7 korrikut? Berisha “mban sekrete”: Jo të gjitha thuhen, blindat…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur lidhur me protestën kundër qeverisë që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00.

Berisha u pyet për skenarët e mundshëm në protestë, por nuk dha detaje duke thënë se “jo gjithçka mund të thuhet”.

Kryedemokrati theksoi se protesta do të vijojnë dhe do të ketë qendresa civile kundër qeverisë.

Berisha: Blindat, do vendosi blindat në kryeministri dhe i them të mos merret me blinda, do ia mbathi në ndonjë qytet tjetër.

Gazetari: Është vetëm protesta apo ka dhe një skenarë tjetër?

Berisha: Jo çdo gjë mund të thuhet tani.

Gazetari: Do vijojnë protestat?

Berisha: Absolutisht nëse themi protestë do të nënkuptohet në mënyrë të padiskutueshme një protestë e zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qendresës civile.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular