Joshnin vajza të reja dhe i çonin në…Tutori shqiptar dhe iranian u ofronin pushime luksoze, më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Klientët, biznesmenë të njohur

0
162

Dy tutorë, një shqiptar dhe një iranian janë arrestuar nga policia greke në ishullin Mykonos, pasi akuzohen se joshnin vajza të reja dhe më pas i shfrytëzonin ato për prostitucion, me klientë biznesmenë të njohur që frekuentojnë këtë ishull.

Mediat greke raportojnë se autorët “peshkonin” vajza të reja përmes Instagramit dhe Facebook-ut. Ata postonin foto duke bërë jetë luksi, duke lënë përshtypjen se jetojnë si “manjatë”.

Fillimisht denoncimi është bërë nga prindërit e një vajzë 17-vjeçare, e cila ra viktimë e 35-vjecarit iranian. Pas njohjes përmes Instagrimit, ai e çoi vajzën në Mykonos, duke e detyruar të kryente marrëdhënie kundrejt pagesave.

DENONCIMI I PRINDËRVE

Të dielën e 17 qershorit, nëna e 17-vjeçares ka shkuar në Drejtorinë për të Mitur të Atikës dhe ka denoncuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia e tyre për në një destinacion të panjohur. Prindërit e të miturës shprehën dyshimin se vajza e tyre mund të ishte në Mykonos pa e ditur vendndodhjen e saktë. Ata po ashtu u kanë thënë policëve se kanë vënë re biseda në rrjetet sociale të vajzës së tyre me një burrë të panjohur që i ofronte pushime luksoze në Mykonos, ndoshta në këmbim të dashurisë. Personi në fjalë, siç u konstatua pas një hetimi nga policia, është 35 vjeç, me origjinë iraniane.

Mbrëmjen e së hënës, 18 qershor, 17-vjeçarja ka njoftuar të ëmën se synonte të udhëtonte drejt Mykonos me anijen e linjës Thunder, duke mbërritur në portin e Pireut në orën 20:00 të së njëjtës ditë.

17-vjeçarja mbërriti në Mykonos dhe u mor nga porti i ishullit nga një 35-vjeçar iranian, i cili e çoi me makinë në shtëpinë që ai kishte marrë me qira në zonën e Petenaros. Aty u zbuluan qëllimet e tij teksa tentoi ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me të, si dhe me persona të tjerë të panjohur.

ARRESTIMI I IRANIANIT DHE SHQIPTARIT

Oficerët e Divizionit për të Mitur tashmë kishin sinjalizuar Divizionin e Policisë së Mykonos dhe kështu të nesërmen më 19 qershor, në orën 14:20 u arrestua 35-vjeçari iranian me iniciale T.M. dhe iu gjet shuma prej 1290 euro dhe 615 dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij në Peteinaros, Mykonos, u gjetën dhe u konfiskuan dy lap top dhe tre USB. Të gjitha pajisjet elektronike duhet të dërgohen në Divizionin e Analizës dhe Ekzaminimit të Dëshmive Dixhitale. Policia beson se në hard disqet do të zbulohen prova serioze për veprimtarinë e 35-vjeçarit iranian dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe klientelës së tyre të pasur, ku përfshihen emra të njohur biznesmenësh. Bëhet e ditur se bashkë me iranianin është arrestuar edhe një shqiptar, ndërsa janë në kërkim persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sipas informacioneve të protothema.gr, bëhet fjalë për një grup personash dhe tutorët operojnë në Mykonos ku viktima janë vajzat të reja, greke dhe të huaja, të cilat i mashtrojnë duke u ofruar pushime luksoze në Mykonos me akomodim në vilat dhe restorantet më të shtrenjta.