BallinaAktualitetBujar Leskaj: 4 korriku i 1776 është dita kur lindi SHBA, shteti...

Bujar Leskaj: 4 korriku i 1776 është dita kur lindi SHBA, shteti e kombi simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut

Nga Bujar Leskaj

4 korriku i 1776 është dita kur lindi SHBA, shteti e kombi simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut.
Që nga ajo datë e deri më sot SHBA është mbrojtëse e lirisë, demokracisë të drejtave të njeriut dhe vlerave më të qenësishme demokratike kudo në botë.
Kjo festë e miqve tanë të mëdhenj përtej oqeanit përkon edhe me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, të cilëve u jemi mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë gjithë historisë tonë; në përpjekjet tona për liri e demokraci, sidomos në kapërcyell të viteve ’90, për mbështetjen dhe çlirimin e Kosovës, si edhe për mbështetjen e pakufishme për anëtarësimin tonë në NATO.
Nëse një ditë në një nga malet e Shqipërisë ose të Kosovës, do të arrijmë të gdhendim në gur profilet e katër Presidentëve Amerikanë që i kanë dhënë më shumë kombit shqiptar, njëlloj si kanë bërë amerikanët me baballarët e tyre të kombit në malin Rushmore (Presidentët George Washington (1732–1799), Thomas Jefferson (1743–1826), Theodore Roosevelt (1858–1919) dhe Abraham Lincoln (1809–1865), në malet tona duhet të përjetësohen profilet e Presidentëve Woodrow Wilson(1913-1921), George H.W. Bush (1989-1993), Bill Klinton (1993-2001) dhe George W. Bush (2001-2009), si figurat politike amerikane që garantuan mbijetesën e Shtetit shqiptar, i dhanë pavarësinë Kosovës dhe sigurinë Shqipërisë me anëtarësimin në NATO.
Mirënjohës për miqësinë tonë urojmë kombin e madh amerikan: Gëzuar 4 korrikun! 🇦🇱🇺🇸
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular