BallinaPolitikeÇfarë do të ndodhë më 7 korrik? Berisha: Pas shumë vitesh do...

Çfarë do të ndodhë më 7 korrik? Berisha: Pas shumë vitesh do të shihni protestën e një opozite të vërtetë. Axhendën e përcakton…

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se “7 korriku” do të jetë pas shumë vitesh protesta e parë e një opozite të vërtetë.

I ftuar në Syri TV, ish-kryeministri deklaroi se axhenda e tubimit nuk përcaktohet nga ai, por nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, ku krah PD-së bën pjesë dhe shoqëria civile.

“Një ndryshim si nata me ditën, e para kjo protestë thirret nga një opozitë e vërtetë, e cila ka vetëm një axhendë, lirinë e shqiptarëve. Nuk i tërhiqet axhendës së saj. Së dyti, cila do të jetë vazhdimësia? Ka një front të shpëtimit të Shqipërisë që do të përcaktojë axhendën. 7 korriku është pas shumë vitesh protesta e një opozite të vërtetë.

Çfarë ka Sali Berisha në PD është treguar me 4 votime të 44 mijë anëtarë, nuk kam nevojë të bëjë

Unë si kryetar i asaj partia jam aty me ato vota, nuk kam asgjë tjetër të tregojë se kush jam. Sa i përket deputetëve të PD-së, kjo protestë nuk është e Sali Berishës, por e demokratëve, ndaj e kanë të hapur derën. Partia Demokratike është bashkuar me shoqërinë civile dhe tani është një front. Prej kohësh kam thënë që do krijojë një front dhe ai është krijuar.

Ata që nuk njohin kryetar partie Sali Berishën nuk njohin Partinë Demokratike, nuk njohin 44 mijë anëtarët e partisë. Mendoj se ata e njohin PD-në dhe kryetarin, përveç Ali Bashës, Bardhit apo Xhaferit. Janë një treshe e dëshpëruar, kanë probleme me veten”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular