BallinaKronikeEMRI/E rëndë në Sarandë, i riu humb jetën pasi i ranë në...

EMRI/E rëndë në Sarandë, i riu humb jetën pasi i ranë në kokë hekurat e kalçetos

Moti i keq që ka përfshirë Sarandën mbrëmjen e sotme me stuhi ere dhe reshje shiu ka shkaktuar një viktimë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.

“Si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore” njoftoi policia.

Por për shkak të plagëve të marra, i riu Armando Kazma ka ndërruar jetë në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular