BallinaPolitikeInceneratorët/ Berisha: Mafia Rama-Veliaj krijuan 24 ndërmarrje për të vjedhur buxhetin

Inceneratorët/ Berisha: Mafia Rama-Veliaj krijuan 24 ndërmarrje për të vjedhur buxhetin

Inceneratorët/ Berisha: Mafia Rama-Veliaj krijuan 24 ndërmarrje për të vjedhur buxhetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me FRPD se mafia Rama-Veliaj kanë krijuar 24 ndërmarrje në funksion të inceneratorëve, për të vjedhur buxhetin e shtetit.

“Nuk ka njeri si të mos përmendë skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre, krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm lëshimin e faturave false për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit. Të gjitha këto qëndrim të kësaj qeverie, e cila e kam thënë dhe e them, në çdo fjalë lëshon një mashtrim, një çdo firmë një vjedhje. Kanë arritur të godasin, të rrënojnë, duhet të jemi realist me shumë se këdo tjetër, brezin e ri të vendit. Kanë arritur t’i vrasin shpresën, kanë arritur t’i krijojnë bindjen atij se ky vend nuk bëhet. Dhe e vërteta është se nuk ka goditje më të madhe për Shqipërinë se sa mendimi i shqiptarëve se ky vend nuk bëhet. Ajo është goditje fatale për vendin nëse nuk e ndryshojmë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular