BallinaAktualitetPamjet e frikshme/ Momenti i shkëputjes së akullnajës në malin në Itali,...

Pamjet e frikshme/ Momenti i shkëputjes së akullnajës në malin në Itali, humbin jetën 6 alpinistë

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.

Zyrtarët e emergjencës njoftuan se 9 të tjerë u plagosën pas u zunë poshtë nga masa e akullit, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Ekipet e shpëtimit kanë përdorur dy helikopterë dhe drone gjatë natës për të kërkuar për 19 personat që rezultojnë të zhdukur.

Në një video të publikuar shihet momenti kur shkëputet masa e madhe e akullit nga shpatet e Marmolada, mali më i lartë i zonës.

Alpinistët e plagosur, përfshirë një person në gjendje kritike, u dërguan në disa spitale përreth zonës, thanë zyrtarët.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e pjesë së akullnajës. Por një zyrtar tha se gjatë ditëve të fundit në zonë temperaturat kanë qenë të larta.

“Janë temperatura të pazakonta dhe ekstreme. Është e qartë se është diçka jonormale”, tha Walter Milan, duke vënë në dukje se temperaturat kanë arritur 10 gradë Celsius në kulmin e akullnajës ditët e fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular