BallinaPolitikeÇollaku për rezolutën e PD që dënon genocidin serb në Kosovë: Parlamenti...

Çollaku për rezolutën e PD që dënon genocidin serb në Kosovë: Parlamenti i Shqiperise qe “ka frike” te flase per Kosoven

Çollaku për rezolutën e PD që dënon genocidin serb në Kosovë: Parlamenti i Shqiperise qe “ka frike” te flase per Kosoven.

—————-
Në datën 27 Maj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur mocionin për zhvillimin e debatit dhe miratimin e rezolutës për gjenocidin serb të kryer në Kosovë. Sipas nenit 98 të Rregullores së Kuvendit, brenda 3 ditëve, kryetarja duhej te mblidhte Konferencën e Kryetarëve për të vendosur datën e zhvillimit në seancë plenare. Në cdo rast, debati nuk mund të zhvillohet më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës për mocion. Megjithëse, kanë kaluar 40 ditë nga paraqitja e mocionit, asgje nga keto nuk ka ndodhur. As nuk thirret Konferenca e Kryetarëve dhe as nuk vendoset data e zhvillimit të debatit në seancë plenare. Duke vepruar kështu, shkelet haptazi nenin 98 të Rregullores së Kuvendit që cakton afate të prera për shqyrtimin e kërkesës për mocion.
Sot, me të drejtë kushdo pyet cila është arsyeja apo motivi që pse drejtuesit e Kuvendit shkelin Rregulloren e Kuvendit, duke mos futur për shqyrtimin rezolutën për genocidin serb në Kosovë?! A janë të njëjtat arsye me ato që deklaroi zv.kryetarja se miratimi i rezolutës dëmton nismën “Open Balkan”, apo e thënë ndryshe dëmton marrëdhëniet e kryeministrit Rama me president Vucic?! Cilado qoftë arsyeja/et, asgjë nuk e justifikon këtë shkelje flagrante të ligjit. Ndaj, në emër të Partisë Demokratike i bëjmë thirrje drejtueses se Kuvendit të thërrasë me urgjencë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe të vendosë shqyrtimin e kësaj rezolute në seancën më të parë plenare.

Bezdia e kryeministrit Rama per te folur per Kosoven e mbi genocidin serb ne Kosove,e cila mesa duket qendron ne thelb te ngurimit te drejtuesve te Kuvendit per te lejuar Kuvendin e Shqiperise te marre nje qendrim shteteror mbi kete genocid ,eshte pervecse nje akt i papergjegjshem por dhe nje lufte kunder te vertetes se shqiptareve ne Kosove. Frika e Rames per te permendur Kosoven ne Tirane kontraston fort me entuziazmin e tij per te lobuar per Beogradin neper kancelari perendimore. Nje kryeminister qe kerkon meshire per Beogradin pse refuzon sanksionet ndaj Rusise,refuzon cuditshem te flase per te vertetat e nje genocidi ndaj kombit te vet ne Kuvendin e Shqiperise.
E verteta eshte se ne Kosove Serbia ka kryer genocid ndaj shqiptareve.
Askush nuk ka fituar nga lufta me te verteten. Kryeministri Rama duhet ta dije se kete lufte e ka te pamundur ta fitoje sado te vonoje fundin e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular