BallinaPolitikeKombi është ne rrezik, Shqiperia është ne rrezik!

Kombi është ne rrezik, Shqiperia është ne rrezik!

Kombi është ne rrezik, Shqiperia është ne rrezik! Mjerimi dhe varferia jane ulur kembekryq ne cdo familje shqiptare! Korrupsioni qeveritar dhe vjedhjet qe s’po njohin limit, jane indikatoret dhe objektivat primare te sektit ne pushtet. Por me e dhimbshmja keto 9 vite, rreziku me i madh, alarmi me i madh per ne shqiptaret, per ne te rinjte eshte shpopullimi dhe largimet masive te karakterit biblik te te rinjve. Sot perfaqesoj cdo te Ri dhe te Re, zeri i te cileve u shua, u mbyt dhe zgjidhja e vetme u mbeti valixhja drejt perendimit, drejt atyre vendeve ku shpresojne te gjejne ate qe kërkonin dhe humben ne vendin e tyre. Sot kemi te rinj qe nuk shkollohen, jo se ju mungojnë vullneti dhe deshira, por që varfëria i detyron të punojnë dhe, akoma më shumë, të largohen jashtë. Ne 9 vite, jane larguar mbi 500.000 shqiptarë, ku pjesa me e madhe jane te rinj, forca me vitale e ketij vendi. Dhe kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është vërtet në rrezik; humbet shpresa për të ardhmen, shpresa për ndryshim kapitullon përpara së keqes. Përgjegjësi për këtë ka veç nje emer: Rama dhe sekti i tij në pushtet! Keto 9 vjet, shqiptarë qe ikin e ikin nga vendi i tyre, per nje jete me te mire, per nje te ardhme me te mire, per kushte me te mira pune, per shkollim e shendetesi me te mire, per drejtesi e barazi para ligjit. 9 vite politika antikombëtare e shpopulluese, 9 vite vrasje shprese per ne te rinjte nga sekti në pushtet. Per 9 vjet, cdo dite na jepet nje arsye me shume per t’u larguar. Por po ashtu na jepen edhe mijëra arsye për të qëndruar, rezistuar e për të fituar! Rezistenca jone e lirise, e frymes se rinise, do jene antidoti me i mire per kombin, per Shqiperine. 7 korriku le te jete pergjigja jone qendrestare. Protesta jonë do te tregojë se ne, te rinjtë, jemi mbrojtësit më të mëdhenj të çdo interesi kombëtar, jemi mbrojtësit e së drejtës, të së mirës të së ardhmes! Te rinj, te reja, qytetare te Vlores, bashkemoshatare, studente, le te bashkohemi ne protesten e madhe te 7 korrikut, per te qene nje pergjigje e madhe qytetare ndaj sektit ne pushtet. Te bashkohemi ne sheshin e lirise, ne sheshin e pergjigjesë rinore, nen idealin e lirise per te qene te forte dhe te sigurte per te ardhmen tone. Zoti e bekoftë rinine ! Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë demokratik!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular