BallinaUncategorizedSulmi me armë në festimet e 4 korrikut/ Raportohen 5 të vdekur...

Sulmi me armë në festimet e 4 korrikut/ Raportohen 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, dyshimet për autorin

5 viktima janë regjistruar nga sulmi me armë në festimet e 4 korrikut në Ilinois, Çikago, SHBA.

Mediat vendase raportojnë po ashtu se të paktën 16 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur dhe paniku mbizotëroi në mesin e turmës.

Zjarrfikësit dhe mjekët në vendngjarje raportuan përmes radiove të tyre se rreth nëntë persona ishin qëlluar. Ky numër nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa autoambulanca janë parë duke dërguar viktimat në spital.

Dëshmitarët pretenduan se kishin parë të paktën pesë njerëz të gjakosur të shtrirë në tokë dhe një tjetër nën një batanije, sipas Chicago Sun Times. Sulmi u regjistrua në nisje të paradës për festimet e pavarësisë, ndërsa agresori që hapi zjarr është i paidentifikuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular