BallinaEkonomiBordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës në datë 22 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular