Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar në lidhje me Autoritetin e Dosjeve, ku aludohet emri i Ilir Metës si ish-sigurims.
Spahiu paralajmëron se kjo nuk është asgjë në lidhje me spiunët e Rusisë dhe Serbisë që do të dalin nga Shërbimet Sekrete të vendeve antare të NATOS.
Ai shkruan se këto dosje do dalin në 2025, një muaj para zgjedhjeve.
E plotë nga Kreshnik Spahiu:
– Socialistët duhet ti kërkojnë falje popullit shqiptar që votuan 22 herë një spiun. Faji është i juaji, jo i spiunit.
– Një muaj para zgjedhjeve do të publikohen dosjet e disa spiunëve të Rusisë dhe Serbisë.
Por ketë rradhë jo nga Auroritetet Shqiptare por Shërbimet Sekrete të vendeve antare të NATOS.
Dosja e spiunit të vogël Ilir M*** është thërime krahasuar me ato çfar do të publikojnë Shërbimet Inteligjente. Kjo thjesht pengon ligjërisht mos jetë më deputet.
– Duroni deri 2025. Ata i nxjerrin 1 ditë para zgjedhjeve,
Jo 1 ditë pas bie nga pushteti. Ruajeni këtë mesazh.