BallinaIntervistaKorrupsioni e mosndëshkimi rrezikon ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Korrupsioni e mosndëshkimi rrezikon ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Ja mesazhi i drejtueses së fondacionit gjerman në Tiranë

Stinne Klapper, drejtuesja e zyrës së fondacionit gjerman,“Friedrich Ebert“ në Tiranë, rreth sfidave që duhet të fitojë Shqipëria, pas hapjes së negociatave të anëtarësimit

DW: Çfarë mendoni për hapjen e negociatave të anëtarësimit?

Stine Klapper: Është shumë pozitive që Shqipëria më në fund arriti të nisë bisedimet e anëtarësimit në BE. Hapja e bisedimeve të pranimit ishte shumë e vonuar.  Është një lajm i mirë që procesi më në fund fillon edhe pse kjo duhet të kishte ndodhur shumë më herët. Pavarësisht nga karakteri kryesisht teknik dhe formal i shumë reformave që na presin, ne duhet të shikojmë gjithmonë pamjen e madhe: synimin e unitetit evropian, solidaritetit dhe bashkëpunimit, bashkimin e shoqërive. Në një botë plot sfida – që nga agresioni brutal rus në Ukrainë deri tek lufta thelbësore kundër krizës klimatike – e dimë që puna së bashku është e vetmja mënyrë për t’i përballuar ato. Ne të gjithë duhet të përqafojmë çdo mundësi për të forcuar integrimin dhe të zgjedhim gjithmonë guximin për të përbashkëtën, totalen mbi interesat miope kombëtare.

DW: Shqipëria në raportin e fundit të EUROSTAT mbetet vendi më i varfër në Evropë. Cilat janë, sipas jush, reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë dhe thellojë për të ecur drejt standardeve evropiane, tani që më në fund, BE hapi negociatat e anëtarësimit?

Stine Klapper: Pranimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të rajonit është në interes të BE-së dhe vendeve aspirante. Shqipëria ka bërë tashmë hapa të rëndësishme përpara drejt integrimit europian. Ndryshimet transformuese si reforma e vazhdueshme në drejtësi janë thelbësore. Jam e sigurt që do të përqafohen reforma të ardhshme, të nevojshme për t’u harmonizuar me gjithë acquis communautaire të BE.

Belgien Brüssel | EU Beitrittsverhandlungen Albanien Aserbaidschan

Megjithatë, ka vërtet shumë reforma që janë të nevojshme dhe procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kompleks.

Ai është gjithashtu shumë teknik dhe kërkon kapacitete të gjera nga ana e administratës, por edhe e palëve të tjera të interesuara, pasi përfshirja e shoqërisë civile, për shembull, është thelbësore. Të gjithë këta hapa, sidoqofshin ato, të mëdha apo të vogla, politike apo teknike, janë të rëndësishme, do të kërkojnë kohë, mbështetje politike dhe shoqërore si dhe kapacitete administrative dhe teknike. Kjo do të thotë se ka ende një proces të gjatë përpara i cili tani, më në fund, merr formën në procesin e fillimit të negociatave të hyrjes në BE.

Kur ju flisni për “standarde evropiane në tërësinë e tyre” dhe nivelin e varfërisë, me siguri i referoheni edhe konvergjencës dhe kohezionit, që është sigurisht një nga qëllimet përfundimtare të gjithë procesit, që do të thotë se standardet e jetesës në Shqipëri do të përputhen me ato të qytetarëve në BE.

Kjo nuk është e vërtetë vetëm lidhur me standardet demokratike dhe sundimn e ligjit – të ashtuquajturat baza – por edhe lidhur me përparimin ekonomik dhe social. Të qenit pjesë e BE-së e ka rritur këtë prosperitet për të gjithë anëtarët, megjithatë, ne shohim që në aspektin e konvergjencës jemi ende prapa edhe në raport me vendet e tanishme anëtare.

Belgien EU l EU eröffnet Beitrittsverfahren mit Nordmazedonien und Albanien

Procesi i anëtarësimit dhe mekanizmat brenda BE-së nuk janë provuar të jenë të mjaftueshme për të forcuar plotësisht këtë konvergjencë. Të drejtat sociale nuk janë aq qendrore dhe të qarta, sa duhet të jenë, në të ashtuquajturën metodologji të zgjerimit. Pra, ka vend për përmirësim të gjithë procesit në këtë drejtim, edhe pse mund të presim që integrimi ekonomik të çojë në standarde më të larta jetese, siç ka ndodhur në vendet e tjera evropiane. Në të njëjtën kohë, një fokus më i fortë politik në politikat sociale dhe drejtësinë shpërndarëse sigurisht që mund të vendoset në të gjitha vendet evropiane, pavarësisht nga procesi teknik i anëtarësimit apo niveli europian.

DW: Strategjia e re e Zgjerimit të BE parashikon edhe kthimin pas, ose ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit nëse zhvillimi ngec. Korrupsioni në institucionet shtetërore dhe mosndëshkimi janë pengesa për zhvillimin e Shqipërisë. Cilat mendoni se janë ato veprime të rëndësishme që duhet të ndërmerren që ky rrezik potencial te shmanget?

Stine Klapper: Është një risi e mirë e të ashtuquajturës metodologji e zgjerimit që të ketë mundësinë e kthyeshmërisë që do të thotë, se nëse nuk ka përparim ose nëse ndodh kthim prapa, kjo do të reflektohet edhe në hapat e integrimit. Kemi parë zhvillime shumë problematike për sa i përket përkeqësimit të standardeve demokratike, për shembull, në vende si Serbia edhe pse vendi është tashmë në mes të bisedimeve për anëtarësim. Instrumentet e deritanishme sigurisht që nuk kanë qenë garanci për progres. Është e rëndësishme që të ketë mekanizma që sanksionojnë këto zhvillime. Kjo ka munguar në të kaluarën po aq sa zhvillimet pozitive nuk kanë çuar domosdoshmërisht në avancimin e procesit si në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është thelbësore për një procesi integrues funksional që të ketë pasoja reale lidhur me zhvillime pozitive dhe negative në procesin e integrimit evropian.

Belgien Brüssel | EU Beitrittsverhandlungen: Ursula von der Leyen

E njëjta gjë është në fakt, e vërtetë, brenda BE: kemi parë vitet e fundit që standardet e sundimit të ligjit janë përkeqësuar në Hungari dhe Poloni edhe pse këto dy vende tanimë janë anëtare të BE për një kohë të gjatë. Kjo do të thotë që duhet të intensifikojmë debatin për t’i mbrojtur këto baza të demokracisë dhe shtetit të së drejtës edhe brenda Unionit. Në fund është e njëjta ꞔështje si për vendet anëtare dhe ato kandidate që kërkon instrumente të mëtejshme. I ashtuquajturi mekanizëm i sundimit të ligjit që përfshin opsionin për të sanksionuar shkeljet e sundimit të ligjit është një hap i parë i rëndësishëm, dhe po ashtu është edhe kthyeshmëria në procesin e zgjerimit. Meqenëse ju pyesni për veprime të rëndësishme që duhet të ndërmerren në këtë drejtim: nëse përqafohen reformat për harmonizimin e acquis të BE dhe konsolidohen më tej demokracia dhe sundimi i ligjit – kjo përfshin luftën kundër korrupsionit që përmendët – vendi duhet të shkojë më tej drejt anëtarësimit .

DW: Emigrimi i rinisë dhe i profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria drejt vendeve të BE dhe përtej tij, mbetet një faktor që ngadalëson dhe pengon progresin drejt arritjes së standardeve evropiane. Çfarë masash duhen marrë për ta reduktuar këtë fenomen?

Stine Klapper: Emigrimi i rinisë është sigurisht një sfidë e madhe. Shpresojmë që me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit do të ketë një perspektivë të re për rininë, mundësi për ta përqafuar këtë proces dhe për të kontribuar vetë të rejat dhe të rinjtë. Reformat e duhura në rrugën drejt anëtarësimit në BE kanë nevojë për mbështetës të përkushtuar dhe të kualifikuar.

Në fondacionin “Freidrich Ebert” ne punojmë shumë me rininë, takojmë shumë të reja dhe të rinj që nuk kanë në plan të largohen dhe duan ose tashmë janë shumë aktivë në kontributin dhe përmirësimin e situatës për rininë dhe të gjithë qytetarët në vend. Ata kanë fituar një zë më të fortë, janë në gjendje të ndikojnë pozitivisht në politikëbërje në nivel lokal dhe kombëtar dhe kanë filluar shumë nisma të rëndësishme në komunitetet e tyre. Përpiqemi ta inkurajojmë këtë angazhim dhe aktivizëm me mjete të ndryshme, duke filluar nga edukimi politik deri tek inkurajimi i aktivizmit joformal, atij të njerëzve të zakonshëm në terren, mbështetja e vetëorganizimit të strukturave rinore, si Kongresi Kombëtar i Rinisë, i cili ka dëshmuar se është një forcë e rëndësishme shoqërore. Megjithatë, ne e dimë se shumë të reja dhe të rinj ende shprehin dëshirën e tyre për t’u larguar.

Ka gjithmonë shumë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një preferencë të tillë, por besoj se ia vlen të mendohet se si të përmirësohen kushtet e punës dhe niveli i pagave në vend.

Pagat e denja dhe perspektiva për të krijuar jetën tuaj, të mbrojtura nga politikat e mbrojtjes sociale është diçka që të gjithë njerëzit e kërkojnë kudo. Sindikatat më të forta mund të jenë një aktor i rëndësishëm në këtë drejtim. Jam i sigurt se ndryshimet në këtë drejtim do të ndikonin kryesisht në vendimin për të qëndruar ose larguar nga vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular