BallinaAktualitetKraja në SHBA/ Gledis Nano vizitë në SPAK, e dyta brenda pak...

Kraja në SHBA/ Gledis Nano vizitë në SPAK, e dyta brenda pak ditësh, ja nga kush shoqërohej

Paraditen e sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kujtojmë se kjo vizitë është e dyta që Nano zhvillon në SPAK. Sikurse herën e parë, edhe sot, nuk ka detaje se për çfarë temash dhe dosjesh është biseduar nga ana e kreut të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të SPAK.

Së bashku me Nanon, ishte dhe drejtori i ri i policisë kriminale, Neritan Nallbati, i emëruar vetëm pak ditë më parë në këtë detyrë. Ndërkohë ditën e sotme SPAK njoftoi se Arben Kraja, Prokurori i Posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH-së, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular