BallinaBotaDepartamenti Amerikan i Thesarit shpall non-grata të dashurën e presidentit rus Vladimir...

Departamenti Amerikan i Thesarit shpall non-grata të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të martën të dashuën e presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e një sërë masash që synojnë ndëshkimin e elitave ruse në kundërpërgjigje të luftës në Ukrainë.

Alina Maratovna Kabaeva, e cila ka qenë në lidhje romantike me liderin rus, u sanksionua si një anëtare e bordit të drejtorëve të Qeverisë së Federatës Ruse, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit.

Kjo deklaratë e përshkruan 39-vjeçaren Kabaeva në një marrëdhënie të ngushtë me Putinin.

Ajo rezulton një ish-anëtare e Dumës Shtetërore, si dhe është drejtuesja aktuale e Grupit të Medias Kombëtare, një perandori e televizionit, radios dhe shtypit të shkruar, pro-Kremlinit.

Në prill, Wall Street Journal raportoi se sanksionimi i Kabaevës ishte në shqyrtim nga SHBA, por kishte shqetësime se një veprim i tillë do të nxiste tensionet duke pasur parasysh afërsinë e saj me Putinin.

Kabaeva ishte sanksionuar më parë nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përveç Kabaevës, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër një numri oligarkësh të tjerë, një kompanie të madhe të prodhimit të çelikut dhe dy prej filialeve të saj, si dhe një institucioni financiar të akuzuar për drejtimin e një operacioni për shmangien e sanksioneve.

“SHBA po vendos gjithashtu kufizime vizash për 893 zyrtarë të Federatës Ruse dhe “31 zyrtarë të qeverisë së huaj që kanë vepruar në mbështetje të aneksimit të supozuar të Krimesë nga Ukraina” tha Blinken.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular