BallinaAktualitetBizneset në Shqipëri gjatë 2022-it, raporti i DASH: Investitorët e perceptojnë si...

Bizneset në Shqipëri gjatë 2022-it, raporti i DASH: Investitorët e perceptojnë si ambient jo miqësor

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar raportin e klimës së bizneseve në Shqipëri gjatë vitit 2022.

Sipas raportit pavarësisht një kuadri ligjor të shëndoshë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

Ata përmendin korrupsionin endemik, përfshirë në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri.

Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme.

Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Në vlerësimin e DASH thuhet se në përpjekje për të kufizuar mundësitë për korrupsion, qeveria shqiptare filloi një reformë gjithëpërfhsirëse për digjitalizimin e sherbetimeve e të gjitha shërbimeve publike.

Departamenti i Shtetit nënvizon se si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK).

Në përmbledhjen e raportit thuhet se Shqipëria është një vend me të ardhura të larta mesatare, me një prodhim të brendshëm bruto (PBB) prej 16.77 miliardë dollarë sipas vlerësimit të FMN-së 2021

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular