BallinaKryesoreBujar Leskaj: Korrupsioni endemik-dashi që prin kopenë e sektit Rama

Bujar Leskaj: Korrupsioni endemik-dashi që prin kopenë e sektit Rama

Nga Bujar Leskaj
Më 3 gusht 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) publikoi raportin mbi situatën e investimeve për vitin 2022 në Shqipëri, duke ngritur një sërë problemesh të mprehta. Në paragrafin e gjashtë të përmbledhjes ekzekutive, raporti cilëson se “Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin endemik, përfshirë në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave, si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri. Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në vitin 2019 dhe 2020, tentativa për investim e një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara, të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar”.
Në paragrafin e tetë të përmbledhjes ekzekutive, DASH thekson se “Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Në vitin 2021, Shqipëria ra në vendin e 110-të nga 180 vende, një rënie prej gjashtë vendesh nga viti 2020”.
Këto janë “arritjet” më të fundit të sektit Rama në qeverisje: korrupsion i ngritur në sistem(endemik), sidomos në prokurimet qeveritare, si dhe PPP që largojnë investuesit e huaj serioze. Krahas boshatisjes së vendit, kapjes së shtetit, ligjeve të qepura me porosi, masakrës me pronat, braktisjes së shtresave në nevojë dhe biznesit gjatë pandemisë dhe tani në inflacionin galopant, si dhe rrënimit të shtresës se mesme, përmes një politike absurde tatimore, korrupsioni endemik përbën dashin e kopesë të sektit Rama në tufën e të këqijave që u ka ofruar dhe u ofron shqiptarëve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular