BallinaKryesoreReforma Territoriale/Endri Hasa i përgjigjet Metës: Për interesat e LSI e miratove...

Reforma Territoriale/Endri Hasa i përgjigjet Metës: Për interesat e LSI e miratove me Ramën në 2014, të bëri 5 vite president…

Endri Hasa, ish deputet dhe sekretar për Teknologjinë në PD, përmes një komunikimi publik ka vënë në pah piruetat e Ilir Metës, në raport me Reformën Territoriale dhe PS. Meta tha sot se ishte i gatshëm të ulej me Ramën për Reformën Territoriale, pasi sipas tij, ishte e dështuar.
Në 2014, Ilir Meta bashkë me Edi Ramën miratoi reformën e dështuar territoriale për interesat e ngushta elektorale te LSI dhe te PS.
Sot mbas 8 vitesh Meta e paska harruar që ishte ai vetë bashkë me Ramën që e ndanë Shqipërinë si plaçkë ne 2014.
Mbasi bëri 5 vite president me votat e Ramës sot është i gatshëm të bashkpunojë prap po pati plaçkë për të ndarë.
Se si bashkëpunojnë për interesat e veta këtë e di i madh e i vogël.
Shqiptarët nuk e kanë kujtesën aq të shkurtër dhe koha e ndëshkimit do të vi për të gjithë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular