BallinaKryesoreRevolucion ka, por po nis nga SHBA! Çfarë paralajmëron gazetari Poli Hoxha...

Revolucion ka, por po nis nga SHBA! Çfarë paralajmëron gazetari Poli Hoxha në analizën e tij

Nga Poli Hoxha

Nga SHBA së fundmi erdhi një lajm sa tronditës për një pakicë, aq edhe shpresë-madh, veçanërisht për popullin e Shqipërisë.
Republikanë dhe demokratë bashkë, kanë depozituar në Senat një projekt-ligj të posaçëm, vetëm për Ballkanin Perëndimor.
Ky  Ligj i paprecedentë që nga koha e  sulmit mbi Kullat Binjake dhe Akteve të Posaçme kundër terrorizmit islamik botërorë, do të emërtohet ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
Me aq informacion sa ka dalë deri më tani, SHBA, kanë vendosur që të përdorin pa mëshirë Buldozierin kundër klasës politike të korruptuar në vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe njëkohësisht, po ofrojnë edhe“karotën” nëpërmjet një strategji të re ndihmash ekonomike dhe financiare.
Në thelb kjo ndërhyrje e fortë e shtetit më të fuqishëm të botës, po bëhet në kuadër të zgjatjes së dorës së Rusisë në rajonin tonë, duke synuar destabilitet në zemër të Europës dhe NATO-s.
Amerikanët kanë arritur në konkluzionin fundorë, se elitat e korruptuara kanë bllokuar demokracinë dhe opozitat properëndimore, duke çuar ujë me dashje apo jo në mullirin e Putin dhe faktorëve të tretë. Por edhe duke rrënuar vendet e tyre!
Dhe këtë e bëjnë sepse kanë fuqi të pa mata financiare, të përfituara nga korrupsioni.

“Projektligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke luftuar në të njëjtën kohë korrupsionin, nëpërmjet miratimit të një legjislacioni të posaçëm për sanksione kundër aktorëve destabilizues. Projektligji udhëzon sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit. Ai parashikon, gjithashtu, kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive”

Ky është thelbi i këtij hapi konkret dhe drastik që vjen nga SHBA edhe për Shqipërinë, e sidomos për Shqipërinë.

Me aq sa mund të lexohet mes rreshtave, goditja ndaj “sabotuesve të demokracisë dhe të pasuruarve nga korrupsioni”, kalon në një fazë tjetër, më konkrete.

Kështu “kthimi në ligj i dy urdhrave ekzekutivë” të Sekretarit të Shtetit Blinken, nënkupton që pas verdikteve politiko-administrative të atyre që janë shpallur “non grata” deri më tani dhe të tjerëve që priten së shpejti, (Sali Berisha, Vangjush Dako, Tom Doshi, Aqif Rakipi), tu futen në sitë edhe pasuritë.

Bllokuesit e opozitarizmit properëndimorë dhe pasuritë e tyre të mbledhura prej korrupsionit në çdo kohë, nuk kanë ngjyrë. Pa ngjyrë është edhe ky ligj radikal, që po miratojnë së bashku demokratë dhe republikanë në SHBA.

Pas këtij lajmi të madh për ata që kanë mizën nën kësulë, por veçanërisht për shqiptarët e ndershëm, ka nisur sërish refreni; çfarë pune kanë amerikanët me qytetarët e një vendi sovran që ka drejtësinë e vetë, për të zgjidhur punën e korrupsionit?!

Përgjigjja është: Nuk jua ndjen më për këto pallavra, kur destabiliteti qëndron në ajër. Sepse Edi Rama e ka shndërruar vendin anëtarë të NATO në bazë ndërkombëtare të krimit dhe ka instaluar korrupsionin si sistem të ligjshëm, duke bllokuar elitat, ekonominë dhe po shpopullon Shqipërinë.

Çfarë të bëjnë tjetër amerikanët dhe gjithë vendet Euro-Atlantike përveç ndezjes së Buldozierit, kur Sali Berisha e Ilir Meta nuk dinë që të hapin rrugë për të lulëzuar një opozitë pa mëkate dhe njolla e cila nëse do të ishte, do të përqafohej nga 90% e shqiptarëve pasi Rilindja ka cofur por nuk tregon?!

Dhe kështu që të tre bashkë me gjithë infrastrukturën e tyre të shtrenjtë, le të vazhdojnë lojën e mbijetesës. Por një gjë është e sigurt:

Revolucioni që e kanë aq qejf të gjithë këta, ka nisur nga SHBA e jo nga moçali ynë. Pas tij, mbi gërmadhat e korrupsionit, nis një epokë e re për Shqipërinë. Rrugë tjetër nuk!/Alfapress.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular