BallinaAktualitetTragjedia e Himarës, merret vendimi për policin Arjan Tase, ja çfarë vendosi...

Tragjedia e Himarës, merret vendimi për policin Arjan Tase, ja çfarë vendosi Gjykata

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që polici që vrau me skaf 7-vjeçaren të hetohet me akuzën për veprën penale vrasje me dashje, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata. Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.
Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin e AMP-së, e cila kategorizoi dje ngjarjen në Himarë si “vrasje nga pakujdesia”.
Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.
Nga burime të Prokurorisë pritet që kjo e fundit te ndryshojë akuzën nga vrasje nga pakujdesia në vrasje me dashje për ish-efektivin e policisë. Kjo për shkak se sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se Tase është futur në një perimetër ku nuk lejohen mjetet lundruese.
Nga burime mësohet së janë edhe tre dëshmi në Dosjen e Prokurorisë rreth faktit si ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë në dosje janë edhe aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe aktit për kqyrjen e gomones. Megjithatë pritet zhvillimi i seancës gjatë ditës së premte ne gjykatë.

Copëtoi me skaf 7-vjeçaren, merret vendimi për policin Arjan

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular