BallinaKryesoreSHBA ligj për sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar në Ballkan/ Preç Zogaj:...

SHBA ligj për sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar në Ballkan/ Preç Zogaj: Do të reflektohet edhe në Shqipëri

Analisti Preç Zogaj, ka komentuar nismën e marrë nga Shtetet e Bashkuara për ta kthyer në ligj marrjen e sanksioneve për ata që janë përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.

Zogaj ka theksuar se kjo paralajmëron se edhe në vendin tonë do të ketë zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim.

Kjo ishte paralajmëruar, kushdo që do të kuptojë në Shqipëri duhet të kuptojë që kjo është shumë serioze. Ka një investim shumë të madh në këtë rajon. Anti korrupsioni është përparësi e politikës së jashtme të administratës Biden, është përcaktuar si një dukuri që cenon sigurinë kombëtare të SHBA dhe vendeve ku ndodh.

Si korrupsioni në Shqipëri ndikon? Jemi një familje politike euroatlantike. Aty ku korrupsioni shtrihet në sistem ndikon edhe shtetet e tjera. Nisma është e mbështetur edhe nga demokratët edhe republikanët sepse të dy krahët e Kongresit kanë një vetëdije. Ndahen për shumë çështje por jo që korrupsioni i bën vunerabël elitat politike të vendeve aleate, pra kapen kollaj. Nuk mund të jetë më një elitë e besueshme, përpos kësaj, duan ti japin fund një absurditeti që shumë duan të jenë pjesë e familjes euroatlantike po pa zbatuar politikat e saj.

Të marrim benefitet, por të qeverisim si lindorë. Të shtiremi se jemi demokratë e të sillemi me njëri tjetrin si putinistë. Kjo duhet të marrë fund. SHBA është në një fazë të re e kjo do të reflektohet edhe në Shqipëri, kush mendon pak për të ardhmen e Shqipërisë duhet të njohin mirë të vërtetën e këtij reagimi amerikan që po mbron demokracinë. Ç’i hyn në sy Shqipëria SHBA-ve? SHBA ka një problem që përfshin Shqipërinë, që është mbrojtja e demokracisë, vlerë që ka përcaktuar epërsinë e saj. Pse demokracitë janë më lart se autokracitë në çdo pikëpamje? Sepse kana ndarje pushtetesh drejtësi të pavarur. SHBA po mbron atë sistem që garanton epërsinë e saj dhe aleatëve. Do të ketë thellim të hetimeve, do ketë padi, dënime, pretenca dhe sentenca, në dy nivelet e drejtësisë, por duhet të nënvizojmë se në Shqipëri në qasjen e zhvillimeve të mëdha botërore, Shqipëria është e përfshirë dhe reflektohen edhe këtu. SHBA është vendi i sundimit të ligjit, jo i drejtësisë me gjëra politike, nuk mban anë. Është shtet ligjor që nuk ka ngjyra politike”, u shpreh Zogaj për News 24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular