BallinaKryesore“Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë”- Deklarata e fortë...

“Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë”- Deklarata e fortë e Abazoviç: Rrethi i atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet! I bëj thirrje prokurorisë…

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mohuar çdo lidhje me organizata kriminale. Ai kërkoi nga Prokuroria Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimin e Mportalit të Podgoricës se ka marrë telefona të koduar përmes një prej grupeve kriminale në Ballkan.  

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim”, ka thënë ai.

Ai tha se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për të gjitha sqarimet, dhe ata që siç shprehet ai “kishin ndërmend të më hiqnin qafe” të përshpejtojnë, raporton Vijesit.

Kryeministri Dritan Abazovic tha se “nuk do të marrë shumë kohë” dhe se do të numërojë ” të gjithë njerëzit që janë në funksion të destabilizimit të Malit të Zi për hir të mbrojtjes së interesave financiare”.

Abazoviç iu përgjigj gazetarëve dhe tha se ” apeli i tij për atë grup është që nëse duan të merren fizikisht me mua, ta bëjnë sa më shpejt, sepse rrethi i tyre po ngushtohet”.

Kryeministri tha gjithashtu se telefonin e koduar ia ka dhënë një mik “i cili është pjesë përbërëse e administratës publike, jo anëtar i një grupi kriminal”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular