BallinaPolitike“Më vinte nga pas si xhol”, Meta i kujton kryeministrit kohën kur...

“Më vinte nga pas si xhol”, Meta i kujton kryeministrit kohën kur ishte kryebashkiak: Edi Rama me rosak…

Partia e Lirisë ka mbledhur pasditen e sotme në një takim, strukturat dhe përfaqësuesit e saj për Tiranën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fillim të fjalës së tij ka ngritur shqetësimin e ndërtimeve në Tiranë si dhe shpërdorimin e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

Meta kujton kohën kur ishte kryeministër dhe punën që ai ka bërë për të mbrojtur kryeqytetin.

“Kjo tirani do jetë nën këmbët tuaja dhe popullit të lirë të Tiranës. Tirana do jetë e para kundër tiranisë. Shqipëria ka pasur pushtues edhe të përgjegjshëm. Sigurisht që Tirana ka përjetuar si askush tjetër, pabesinë e këtij sekti makut, por edhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbra, për të mbrojtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara përfshirë dhe Teatrin Kombëtar.

Për ta kthyer në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet kulla e Sahatit për shkak se kulla të tjera qiellgërvishtëse kanë mbushur Tiranën. Tirana ka hak për të marrë, do e marrë shumë shpejt për ta kthyer pabesinë me drejtësi për t’i dhënë fund këtij degradimi. Dua t’u kthej disa vite pas kur isha kryeministër, ku mora disa vendime për t’i rikthyer Tiranës Parkun Rinia, kur ky vinte nga pas më vinte si xhol. Pastaj, krijoi legjendën sikur kishte prishur Parkun Rinia

Pastaj tek rruga e Elbasanit, ku ka qenë një park lodrash. Më qepet si xhol nga prapa, vjen që ishin ata patoku dhe rosaku me komardare aty tek uji, vjen ky merrte kalamajt e mi dhe dilte në fotografi. Shkoni pak tek rruga e Elbasanit, tani që i ka të gjitha në dorë ky. Çfarë ka bërë ky atje, një mal betoni. Gjysma e Tiranës nuk e shohin dot më Malin e Dajtit” – tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular